Kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se edhe pse kritikohet, qeveria shqiptare ka bërë të mundur që Shqipëria të jetë më mirë se gjithë dynjaja për bilancin e koronavirusit.
Rama shprehet se Shqipëria ka bilanc tepër pozitiv, edhe falë popullit shqiptar, që ka bashkëpunuar, sipas tij, me qeverinë, në masat e marra ndaj Covid-19.
Postimi i Edi Ramës:
ALBANIA THE BEST❤️
Çudi e madhe ëëë?!🤭
Strategji jo, plan jo, teste jo e jo, mjekësi jo që jo, qeverisje jo dhe jo, po ja që kur hap sytë e shikon, na del Shqipëria më mirë se tërë dynjaja deri tani në bilancin e kësaj lufte të mallkuar😁
#KrenarpërShqipërinë🇦🇱 që sot ka këtë bilanc falë popullit të mençur dhe mirëkuptues me qeverinë👐🏿
dhe
#FrikëngaInjoranca🥴 që na rrezikon gjithçka, sa më shumë ky bilanc varet nga sjellja e çdo individi në kushtet e rihapjes🤔