Mjetet e pasiguruara bllokohen që në kolaudim – Ligji i ri: Dëmet deri 30 mijë lekë me marrëveshje mes shoferëve, dëmet pasurore brenda 30 ditëve

0

Komisioni Parlamentar i Veprimtarive Prodhuese ka miratuar të mërkurën Ligjin e ri për sigurimin e makinave, i cili parashikon rritje të dëmshpërblimeve nga ana e kompanive, shkurtim të afateve të shlyerjes së dëmeve, por edhe marrëveshjeve mes palëve të përfshira në aksidente për të njohur dëmet.

Risitë e ligjit të ri u prezantuan para deputetëve nga Violanda Theodhori, Drejtore e Departamentit të Çështjeve Juridike, pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Ligji i ri synon edhe të ulë numrin e mjeteve të pasiguruara në qarkullim, duke pamundësuar kolaudimin e tyre nëse ato nuk rezultojnë të kenë paguar policën e sigurimit.

Projektligji  i  sigurimit  të  detyrueshëm  synon  t’i  japë  zgjidhje  problemeve  të hasura  gjatë  zbatimit  të  ligjit aktual,  përafrimin  e  mëtejshëm  me  direktivat  evropiane, përshtatjen me zhvillimet dhe kërkesat e tregut të sigurimeve, si dhe të drejtën për të  aplikuar  sistemin Bonus-Malus.

Artikulli i mëparshëmTatimpaguesit që nuk janë më subjekt i TVSH-së – DPT: Procedura që duhet ndjekur dhe afati i dorëzimit të dokumentacionit
Artikulli i radhësArrestohet i riu shqiptar që bënte namin në aeroportin grek dhe grabiste vetëm me një çadër! (VIDEO)