Britania një hap para të tjerave, ja kur hap stadiumet për 10.000 tifozë futbolli. Lajm i mirë dhe për Kampionatin Evropian

0
39628636 9287187 Image A 1 1614012050015

Një lajm shumë i mirë vjen për tifozët e sportit në përgjithësi dhe futbollit në veçanti. Autoritetet në Britaninë e Madhe kanë njoftuar se nga 17 maji, do të lejohen 10.000 tifozë në shkallët e stadiumeve.

Në udhëzimin e ri, thuhet se për ngjarjet në natyrë do të lejohen një maksimum njerëzish deri në 4.000 persona, ose gjysma e kësaj shumë nëse kapaciteti i objektit ku po zhvillohet aktiviteti sportiv është më i vogël.

Por për stadiumet me kapacitete të mëdha, siç është ai i “Wembley-t”, do të pranohen një maksimum prej 10.000 tifozësh. Finalja e “FA” do të luhet përpara datës 17 maj dhe 10 mijë tifozë nuk do të kenë mundësinë të jenë të pranishëm. Federata angleze nuk mund të ndryshojë datën e finales, pasi stadiumi legjendar i “Wembley” do t’i dorëzohet UEFA-s për Kampionatin Evropian.

Pra lajmi i mirë në këtë mes është dhe që ndeshjet e Kampionatit Evropian të futbollit, që do të zhvillohen në “Wembley” mund të mirëpresin 10 mijë tifozë nga etni të ndryshme, megjithatë situata mund të ndryshojë në varësi të situatës së COVID.

Artikulli i mëparshëmShpenzimet e kurimit për COVID-19 po sakatojnë mirëqenien e familjeve shqiptare
Artikulli i radhës“Në fundjavë do kemi vlerësim të masave”, Manastirliu: Kemi vaksinuar 6 mijë mjekë dhe infermierë, do vijojmë me grup-moshat më të rriskuara