Pas tre dekadave karrierë, gjyqtarja e Tiranës merr lajmin e keq

0
Pas tre dekadave karrierë, gjyqtarja e Tiranës merr lajmin e keq

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të shkarkojë nga detyra, gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës, Marjana Shegani.

Trupi gjykues i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit përbëhej nga  Suela Zhegu, Firdes Shuli dhe Brunilda Bekteshi.

Komisioni kishte konstatuar një numër problemesh me deklarimin e pasurisë së subjektit, përfshirë mungesë burimesh të ligjshme për asetet e paluajtshme, mosdeklarim të detyrimeve financiare ndaj personave të lidhur, si dhe balanca negative në analizën e burimeve për pasuritë e luatjshme.

Ndërkohë, gjyqtarja që ka një karrierë të gjatë tre dekada në Gjykatën e Tiranës, u vlerësua pozitivisht për sa i përket pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.

Artikulli i mëparshëmKosovë/ Dhunohet djali i politikanit serb nga 30 persona
Artikulli i radhësGoditen dy banda kriminale në Itali, të arrestuar italianë dhe shqiptarë