EMRI/ Megaoperacioni, kush është shqiptari i arrestuar në Fier

0

Detaje të reja mësohen nga operacioni kundër trafikut të drogës në Milano. Burimet bëjne të ditur se Rosman Sulo është shqiptari i arrestuar ditën e sotme në Fier.

Mësohet se Sulo në bazë të përgjimeve të bëra nga autoritetet italiane kishte rolin e bashkëpunëtorit, për sigurimin e transportimit të lëndës narkotike drejt Italisë.

Nga ky operacion u goditën dy organizata të ndryshme kriminale, shkruan abcnews, të cilët importonin sasi të mëdha kokaine, hashashi dhe marijuanë në Lombardi për t’i shpërndarë me tej në rajone të ndryshme të Italisë.

Si prova materiale në këtë operacion u sekuestruan 3 kompani biznesesh, 2 godina, 3 motorra të llojit scooter dhe 9 automjete luksoze.

Hetimet janë zhvilluar nga skuadra e anti-mafias në Milano, ndërkohë që në operacionin e sotëm, kanë bashkëpunuar edhe autoritetet e policisë shqiptare.

Artikulli i mëparshëmA po heton vërtet OBSH origjinën e Covid-19, apo është zëdhënëse e propagandës së Pekinit?
Artikulli i radhësVIDEO/ “Tani që e patë Marsin, mund edhe ta dëgjoni”: NASA publikon regjistrimin e zërit nga planeti i kuq