Dokumentari i ri Netflix për jetën e legjendës Pelé , i cili kujton momentet e rëndësishme të jetës së tij dhe pushtimin e Kupës së Botës 1970, në Meksikë, do të shfaqet sot për herë të parë.
Ajo që bie në sy, megjithatë, në videon promo të dokumentarit, është se futbollisti veteran brazilian, i cili po përballet me probleme shëndetësore, e ka të vështirë të qëndrojë në këmbë dhe ndihmohet nga një patericë.
Gjatë filmit, ai takon shokët e tij të vjetër të ekipit në Santos, në një karrocë, teksa bën shaka, ai shprehet: “Shikoni sa i mirë jam”.
Një pjesë e rëndësishme e dokumentarit i kushtohet Kupës së Botës 1970, ku Pelé shfaqet duke kujtuar dhe duke qarë ndërsa rrëfen se i ishte nënshtruar presionit para fillimit të finales së madhe me Italinë.
“I gjithë vendi mund të merrte një frymë kur u bëmë kampionë. “1970 sigurisht bëri më shumë për Brazilin sesa bëri për futbollin ” shprehet në dokumentar legjenda e futbollit.