Zbardhet marrëveshja që aleatët kanë vendosur me Lulzim Bashën, ja emri që do e regjistrojë koalicionin në KQZ

0
Zbardhet marrëveshja që aleatët kanë vendosur me Lulzim

Marrëveshja që ka nënshkruar kreu i PD-së, Lulzim Basha me aleatët e tij e autorizon PD-në që të dërgojë në KQZ listat e kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit.

Ivi Kaso është autorizuar si personi që do të regjistrojë koalicionin dhe do të përfaqësojë koalicionin gjatë shortit në KQZ.

Në marrëveshje për koalicion parazgjedhor PD citon se aleatët do të përfaqësohen me emra kandidatësh në listë, në bazë të rezultateve të mëparshme zgjedhore. Poshtë emrit të koalicionit opozitar do të shkruhen emrat e partive që janë pjesë e koalicionit.

Gjithashtu bëhet me dije se kandidatët në listën zgjedhore duhet të jenë kandidatë të koalicionit dhe jo të partive.

Kujtojmë që pjesë e koalicionit të Partisë Demokratike janë 6 parti politike:

PBDNJ – Vangjel Dule

LZHK – Dashamir Shehi

PAA – Agron Duka

PDIU – Shpëtim Idrizi

PR – Fatmir Mediu

PDK – Nard Ndoka

Balli Kombëtar – Artur Roshit

Teksa ditën e sotme kanë firmosur marrëveshjen sëbashku me kryedemokratin Basha, Vangjel Dule, Dashamir Shehi, Shpëtim Idrizi, Fatmir Mediu dhe Nard Ndoka.

Data 24, është afati i fundit  i regjistrimit të koalicioneve në KQZ për subjektet politike.

Artikulli i mëparshëm“Opozita e re” ulet në prehërin e Ramës/ Zbardhen dy emrrat e deputetëve që kalojnë tek socialistët
Artikulli i radhësIlir Meta jep alarmin, del me kërkesën urgjente: U bëj thirrje të gjithë deputetëve të…