Super-aksioni në Ministrinë e Bujqësisë, sekuestrohen 400 mijë euro, arrestohen 10 zyrtarë kosovarë

0
Policia Aksion 2 Tlg

Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, ka bërë të ditur sot se pas bastisjes së disa lokacioneve kanë arrestuar 12 persona me dyshimet për ryshfet në subvencionet bujqësore dhe kanë sekuestruar 400 mijë euro.

Lumezi, në një konferencë për media, bëri të ditur se në muajin janar ka filluar grumbullimi i provave dhe informacioneve lidhur me këtë rast për ryshfet në subvencionet bujqësore, ndërsa arrestimi i 12 personave është bërë për keqpërdorim dhe shpërdorim detyre, marrje dhe dhënie ryshfeti etj.

Prej të arrestuarve, 10 janë zyrtarë dhe dy qytetarë.

“Gjatë këtyre aksioneve kemi sekuestruar shuma të mëdha të të hollave, vetura, kompjuter, llap-top, telefona etj… të cilat na shërbejnë për hetime”, tha Lumezi.

Ai më tej njoftoi se bëhet fjalë për 400 mijë euro të sekuestruara. Kryeprokurori i shtetit më tej tha se aksione të tilla do të ketë ditëve në vijim.

Ndryshe, sot gjatë ditës Policia e Kosovës ka zhvilluar disa aksione. Policia ka arrestuar zyrtarë nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë dhe në disa komuna. Aksione janë zhvilluar në Prishtinë, në komunën e Istogut, Gjilanit, Podujevës, Lipjanit.

Artikulli i mëparshëm“Ne po bashkohemi, si parti dhe si qytetarë për t’i sjellë ndryshimin Shqipërisë”, zbardhet marrëveshja që aleatët kanë firmosur me Bashën
Artikulli i radhësJuventus mbetet pa sulm: Enigma mbulon Dybala, Morata nuk stërvitet