Juventus mbetet pa sulm: Enigma mbulon Dybala, Morata nuk stërvitet

0

Dukej si ndeshja perfekte për rikthimin. Juventus-Crotone, një përplasje jo veçanërisht e komplikuar për të provuar rezistencën e gjurit e, në vend të kësaj, Pirlo, edhe një herë, duhej të shpjegojë se kthimi i Paulo Dybala në fushë duhet të presë akoma. Një vit shumë i veçantë ai i argjentinasit, i cili filloi me golin kundër Inter në 8 mars, vazhdoi me Covid, dëmtimin ndaj Sampdorias që detyroi për një rikthim të nxituar ndaj Lyon, ndalesa e re, problemet në transfertë me Argjentinën, deri në dëmtimin në Juventus-Sassuolo më 10 janar.

Raporti mjekësor tregon për një dëmtim të shkallës së ulët të ligamentit kolateral medial të gjurit të majtë që diktonte një ndalesë dy javore. Por, një muaj e gjysmë më vonë, dhimbja vazhdon të mos i japë paqe sulmuesit argjentinas i cili tani po mendon për kohët efektive të rimëkëmbjes. Në ankth është edhe Juventus që ka nevojë për kontributin e tij për sulmin, në tentativë të synojnë tre objektivat sezonalë.

Problemet fizike që po e mundojnë kohët e fundit, kanë ngadalësuar fatalisht edhe diskutimet për rinovimin e kontratës, një tërkuzë që po vazhdon për shumë kohë. Paratici deklaroi së fundmi: “Kemi biseduar dhe po bisedojmë. Do të vazhdojmë ta bëjmë në ditët dhe muajt e ardhshëm”. Me shumë mundësi drejtuesit e Juventusit duan të kuptojnë nëse, herët a vonë, do të kenë përsëri Dybalan e vërtetë, atë të aftë për të zgjidhur ndeshjet me një goditje gjeniale, para se të vendosin për një operacion veçanërisht të rëndë për arkat e klubit.

MORATA NUK STËRVITET
“Tri ditë nga ndeshja e Bentegodit kundër Veronës të shtunën në mbrëmje, Juve vazhdon të stërvitet me intensitet të madh në qendrën stërvitore. Objektivi i bardhezinjve është të përgatiten sa më mirë për ndeshjen kundër venetëve, që do ti japë start një jave që do t’i shohë ata të angazhuar në tre ndeshje (kundër Veronës, Spezias dhe Lazios). Për të përgatitur sa më mirë të parën nga tre impenjimet, grupi u përqëndrua në dy aspekte gjatë seancës së sotme: zotërimet dhe ushtrimet tekniko-taktike. Alvaro Morata, i cili po vazhdon shërimin nga infeksioni viral, nuk mori pjesë në seancën e sotme.

Artikulli i mëparshëmSuper-aksioni në Ministrinë e Bujqësisë, sekuestrohen 400 mijë euro, arrestohen 10 zyrtarë kosovarë
Artikulli i radhësGreqia përgatitet për sezonin turistik, pritet të hapë kufirin në maj për britanikët e vaksinuar ndaj COVID