Komiteti Teknik i Ekspertëve pritet që ditën e sotme të nxjerrë masat e reja për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të Covid-19.
Është hedhur ideja për një karantinë dy javore, por që pritet të konfirmohet gjatë ditës nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Një ide tjetër është dhe shtrirja e orës policore nga 20:00-06:00 në 18:00-06:00, gjithashtu pritet që vendi ti nënshtohet karantinës totale në fundjavë.
Shkak për masat ekstreme që priten të konfirmohen sot nga Komiteti Teknik i Ekspertëve është rritja e rasteve të reja me Covid-19 gjatë dy javëve të fundit.
Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri u konfirmuan 1021 raste të reja me virus dhe 19 humbje jete.