Kryetarja e Komitetit të Ekspertëve, Mira Rakacolli foli gjatë mbledhjes së sotme edhe për çështjen e votimit më 25 prill të personave të prekur nga COVID-19. E pyetur në lidhje me mënyrën sesi do të votojnë qytetarët e infektuar me COVID, tha se kjo gjë po shikohet më vëmendje dhe shumë shpejt do të kenë në vendim.
Ndërkohë sa i përket masave, jo të rrepta të marra për situatën e pandemisë, duke iu referuar vendeve fqinje si Greqia dhe nëse kjo bëhet për shkak të periudhës parazgjedhore, Rakacolli tha se masat janë gjykuar në lidhje me treguesit dhe se shëndeti i njerëzve është mbi gjithçka tjetër, pavarësisht situatës politike.