Më shumë se 3000 shtetas të huaj dhe shqiptarë kanë hyrë e kanë dalë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Qafë-Thanës gjatë 24 orëve të fundit. Fluksi i lëvizjeve nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut, të cilët e shfrytezojne më pas rrugën për kalimin drejt Greqisë është i madh. Burime zyrtare bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë dalë nga vendi jonë drejt vendit fqinj 1678 shtetas.
Ky numër vazhdon të jetë i lartë pasi shqiptarët vazhdojnë të përdorin Maqedoninë e Veriut si vend tranzit për të kaluar në Greqi aty ku një pjesë e mirë e tyre jetojnë dhe punojnë. Për të përballuar fluksin me hyrje dalje nga kjo pikë e kalimit kufitar pala shqiptare punon me 5 sportele.