Një prej kushërinjve Jakimi ka nxjerr emrin e Gjergj Cukalit si personi që do i jepte një vlerë prej 30 mijë euro për eliminimin fizik të Gjon Menës, me anë të atentatit.
Dy kushërinjt Edmond dhe Enver Jakimi, janë vënë në pranga fillimisht dhe më pas është bërë edhe arrestimi i Cukalit. Ata janë të akuzuar si të përfshirë në vendosjen e lëndës eksplozive në makinën e Menës në Kamzë në 9 shkurt.
Pas nxjerrjes se emrit të Cukalit, policia ka bërë përgjime dhe vëzhgime të tij.
Gjithashtu, dyshohet se vetë Cukali nuk rezulton të ketë konflikt të drejtpërdrejt me Menën, duke çuar hetuesit në dyshimin se mund të ketë persona të tretë që e kanë kërkuar eliminimin e tij fizik.