Shkencëtarët japin paralajmërimin e fortë: Covid qëndron në rroba deri në 3 ditë/ Ja cili material është më i rrezikuar!

0
Shkencëtarët japin paralajmërimin e fortë: Covid

Shkencëtarët kanë zbuluar se viruset e ngjashëm me llojin që shkakton sëmundjen COVID-19 mund të mbijetojnë deri në 3 ditë në rrobat që veshim zakonisht.

Një studim nga Universiteti i de-Montfort në Leicester testoi koronavirusin në disa pëlhura të ndryshme.

Rezultatet treguan se pëlhura prej poliestre paraqet rrezikun më të madh pasi virusi u gjet aty edhe pas 72 orësh, raporton BBC.

Mikrobiologët thanë se kjo tregon se edhe rrobat e mjekëve që punojnë me të prekurit e covid janë të rrezikshme.

Në materiale 100% pambuk virusi zgjati për 24 orë ndërsa në pëlhurat ku kishte përzierje pambuku dhe poliesteri, virusi mbijetoi vetëm për 6 orë. Studimi shqyrtoi edhe metodën më të besueshme të larjes së rrobave për heqjen e virusit nga pëlhurat.

Tek ajo me 100% pambuk virusi u eliminua plotësisht vetëm kur u përdor detergjent, dhe temperatura e larjes u rrit mbi 67 gradë. Studimi tregoi se nuk kishte rrezik të infektimit pasi rrobat laheshin me detergjentë.

Artikulli i mëparshëmVIDEO që po ‘thyen’ rrjetin/ Gazetari po raportonte ‘live’, ajo që ndodh pas krahëve të tij është e frikshme
Artikulli i radhësDënohet me 3 vite burg ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy