Kuvendi ka miratuar me 77 vota pro Leka Bungon, kryetar të Këshillit Drejtues të Radio – Televizionit Shqiptar.
Po ashtu Kuvendi miratoi me 83 vota pro aktin Normativ nr. 4, datë 5.2.2021 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 137/2020″, për buxhetin e vitit 2021.
U miratua edhe akti normativ që i jep Komisionit Qendror të zgjedhjeve 2.42 miliardë lekë për identifikimin biometrik në zgjedhjet e 25 prillit.
Duke qenë se KQZ e kishte të pamundur ta përballonte nga buxheti i saj këtë teknologji, buxheti i shtetit bën shtimin me 2.42 miliardë Lekë, për të financuar projektin “Për identifikimin elektronik të zgjedhësit”.
Një ligj tjetër qe mori shumicën e votave në Parlament ishte ligji “Për disa shtesa për barnat dhe shërbimin farmaceutik” të ndryshuar”.