Konspiracionisti Alfred Cako ka bërë parashikimin e bujshëm për zgjedhjet e 25 prillit. Sipas tij kryeministri Rama po përgatitet për tu larguar dhe si drejtues mbetet Erion Veliaj.
“Disa shenja mua më tregojnë që kryeministri Rama është përgatitur për opsionin për tu larguar. Cilat janë?
Dalja e Erion Veliajt në krye të axhendës së PS-së. Ky nuk po flet si kryebashkiak por si drejtues.
Dalja e përgjimeve të mafies italiane të lidhur me skandalun e ndërtimeve në Shqipëri.
Një shenjë tjetër edhe pse e vogël është kandidimi për deputet i drejtuesit të Kadastrës, Artan Lame, që do të thotë ky e ka kuptuar që këtyre po u vjen fundi dhe do të mbesë në politikë” tha Cako për Top Channel.