Nafta është kthyer në rritje në orët e padites, pavarësisht pritshmërive se prodhuesit më të mëdhenj në botë mund të vendosin një rritje të furnizimit të tregut, në takimin që zhvillohet më vonë gjatë kësaj jave. Megjithatë, fitimet po ulen nga shqetësimet për ngadalësimin e kërkesës në Kinë.
Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 63.7 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 60.7 dollarë për fuçi. Në sesionin e kaluar, të dyja prekën nivelin më të ulët në gjashtë ditët e fundit, dhe u gjendën nën presion për shkak të pritshmërive se OPEC+ do të vendosë të rrisë prodhimin duke filluar nga muaji prill. Grupi i vendeve prodhuese do të takohet të enjten dhe sipas analistëve mund të vendosë një rritje të kuotave të prodhimit me 1.5 milionë fuçi në ditë.
Ndërkohë, në Kinë rritja e aktivitetit të fabrikave preku nivelin më të ulët në 9 muajt e fundit gjatë shkurtit, që mund të ndikojë edhe në ngadalësimin e kërkesës për naftë. Gjithashtu, investitorët po presin të dhënat jozyrtare mbi rezervat gjatë javës së kaluar që publikohen më vonë gjatë ditës së sotme nga Instituti Amerikan i Naftës. Ndërsa të mërkurën publikohet raporti zyrtar i Administratës për Informimin mbi Energjinë.
Bursa për datën 2 Mars 2021 u mbyll si më poshtë:
Vlerat janë të shprehura në $/mt
Brent është shprehur në $/bbl
Produkti | Çmimi ditor ( $/mt ) | Ndryshimi ditor +/- ( $/mt ) |
BENZINA | 594.25 | – 6.75 |
DIESEL | 510.75 | – 8.00 |
©aktualitet.al