Kontrollimi i dronit vetëm me gjeste është hapi i fundit përpara bashkëveprimit mes njeriut dhe robotit

0

Dron i zhvilluar nga MIT dhe Artificial Intelligence Lab, mund të kontrollohet vetëm me gjestet që i bën një njeri.

Algoritmi i integruar në dron, i detekton lëvizjet që bëhen me dorë, si dhe aktivitetet e muskujve në biceps, triceps dhe pjesën nën bërryl.

Sistemi i quajtur Conduct-A-Bot dhe funksionon duke u bazuar në sensorët që janë të kapura në trupin e pilotit, që kontrollon lëvizjet nëpërmjet sinjaleve të muskujve.

Në testimet e deritanishme, ky dron ka lëvizur me sukses në 82 për qind të 1,500 testimeve që janë realizuar.

Me anë të kësaj teknologjie, mund të bëhet një hap përpara mes ndërveprimit të njeriut me robotin, që mund të hyjë në funksion edhe në teknologji shumë më të mëdha. /Telegrafi/

Artikulli i mëparshëmMicrosoft bën të ditur kur do të prezantojë disa video-lojëra të reja për Xbox Series X
Artikulli i radhësMeta: “Liria e medias, tregues për gjendjen e demokracisë”. Ja arsyet pse kemi më pak gazeta se një vit më parë