CNN zbulon skenarin më të keq në rast se nuk zbulohet vaksina. Shoqëritë mund të shkojnë drejt…

0

Deri tani vaksina shihet si shpresa e vetme për t’i dhënë fund COVID-19 por CNN, gjigandi mediatik amerikan e quan mosarritjen e saj si skenarin më të keq.

Të gjithë i kanë sytë tek vaksina dhe shenjat janë pozitive nga Kina, Australia, Britania apo Gjermani dhe Holanda por pyetja është ç’ndodh nëse asnjëra nuk bën punë?

Në një skenar imagjinar të CNN, shoqëritë do të mësoheshin të jetojnë me virusin, testimi dhe gjurmimi do të vijonte ditë për ditë por ndërkohë do vijonin dhe shifrat e viktimave dhe infektimeve.

Shtetet që e përballuan mirë mund të bazohen vetëm tek këto, por të tjerat do të vendosnin izolimin dhe karantinimin në çdo moment të jetës kur të shihnin se po goditeshin keq nga COVID-19.

Deri më tani ky skenar nuk ka ndodhur me asnjë nga pandemitë e historisë, as me plagën e Justinianit që mori 100 milionë jetë njerëzish.

Artikulli i mëparshëmManastirliu : ”Stafi ka përballuar me sukses fazën e parë të epidemisë”. Disa kanë një muaj e gjysmë pa parë familjet
Artikulli i radhësBritania gati për rihapjen. Sistemi shëndetësor i qëndrueshëm