Shtëpia e djegur në Berat/ Pas disa orësh kërkime, nxirret nga banesa edhe trupi i 36-vjeçarit

0

Policia dhe zjarrëfikësit kanë nxjerrë një trup të pajetë nga një banesë e djegur në Berat.

Trupi i pajetë, i përket 36-vjeçarit Mateo Vangjeli, djalit të 61-vjeçarit Jani Vangjeli, që u nxorr më herët i pajetë nga banesa.

Mateo Vangjeli ishte përdorues i rregullt i alkoolit, ndërsa 61-vjeçari ishte i paralizuar.

Banësa u dogj natën e kaluar, së bashku me trupat e tyre brenda. U deshën disa orë kërkime që ata të gjendeshin e të nxirreshin jashtë.

Artikulli i mëparshëmDW: Rreziku i të infektuarit prej COVID-19 në natyrë
Artikulli i radhësShikoni pritjen që i bëhet Hamsik në aeroport: Mbështetësit e Goteborg habisin sllovakun (VIDEO)