Gruaja kërkon ndihmë për burrin që u zhduk kur doli për ‘të shkuar në farmaci’, dhe nuk u kthye më

0

Një grua e tronditur po kërkon ndihmë për të gjetur bashkëshortin e saj të humbur, i cili doli nga shtëpia për të shkuar në farmaci tre muaj më parë dhe nuk është parë më prej atëherë.

29 vjeçari Joshua Jones, punonjës pastrimi në Derbyshire, Britani, doli nga shtëpia mëngjesin e 12 dhjetorit për të shkuar në farmaci, por nuk u kthye më kurrë.

Ai i kishte dhënë puthjen e lamtumirës djalit të tij Luke dhe i dërgoi një mesazh gruas Talia për t’i thënë “të dua pafundësisht”, para se të fikte telefonin e tij në ditën e zhdukjes.

Burri ishte parë në një supermarket pak më vonë dhe më vonë nuk dihet asgjë për të.

Policia tha: Do të ishim mirënjohës për këdo që na kontakton për Joshua dhe nxisim këdo, me çfarëdo informacioni për të, të kontaktojë policinë”.

Zonja Jones, 40 vjeçare, tha: “Unë i shkruaj përditë për t’i thënë se sa shumë e dua. Unë nuk po ia dal dot, ai ishte ngjitësja që mbante bashkë familjen tonë. Djali ynë dy-vjeçar Luke, tregon nga foto e tij dhe kërkon të atin. Të thyen zemrën”.

“Nëse po e lexon këtë Josh, më vjen keq që ndjeve se opsioni yt i vetëm ishte të ikje. Më vjen keq dhe të dua shumë. Të lutem ktheu në shtëpi”.

Zonja Jones, e cila është martuar me të shoqin në 2017, shton: “Unë e ndjej se ai është diku aty, gjallë. Tani jam në një vend të errët por kam shpresë”.

Zonja Jones thotë se nuk është e sigurtë për arsyen e zhdukjes së të shoqit por shton se kishin kaluar stres gjatë periudhës së Krishtlindjeve.

Ajo shton se i shoqi vuante nga ankthi dhe kishte shtyrë takimet me mjekun. Çifti gjithashtu kishin ëndërra për të lënë gjithçka një ditë, dhe të zhdukeshin.

Ajo shton: “Do të dëshiroja ta kisha ndaluar të largohej. Njerëzit debatojnë gjithë kohës. Ne kishim një marrëdhënie të bukur.”

Më herët makina e familjes ishte prishur dhe ata kishin paguar 600 paundë për ta kaluar te mekaniku.

Gruaja shton: “Makina u prish në një moment shumë të keq pasi nuk kishim mbaruar me dhuratat e Krishtlindejve për dy vajzat e mia dhe djalin tonë, duhej të paguanim qeranë dhe të bënim pazaret e festës. Nuk i kërkonim dot para familjarëve pasi e kishim bërë këtë.”

Talia shton se Joshua vuante më shumë nga ankthi në kohën e pandemisë.

Ajo thotë: “Ai ndjehej si i zënë në kurth. Gjëja kryesore që ne bënim ishte të shkonim në bar për një gotë birrë, kështu ishim njohur dhe u bë zakon. Ai merrte edhe Luke dhe shkonim si familje. Uleshim gjithmonë në tavolinën ku dolën për herë të parë bashkë. Por e gjithë kjo ka marrë fund”.

“Unë besoj se ndoshta ai është gjallë, dhe jeton në pyll. Ka aftësi mbijetese dhe ne shpesh bënim shaka për t’u larguar nga qytetërimi dhe të ndërtonim një shtëpi në pemë së bashku”.

“Ndoshta ka nevojë për ca kohë të rrijë vetëm”.

Gruja shtoi se nuk ka asnjë hatërmbetje ndaj bashkëshortit të saj dhe nëse kthehet në shtëpi nuk do t’i bëjë asnjë pyetje pasi dëshiron vetëm që ai të jetë mirë.

Policia vazhdon kerkimet.

Artikulli i mëparshëmIntervista e Meghan Markle: Kate Middleton më bëri të qaj, më bleu lule për të kërkuar ndjesë
Artikulli i radhësLaporta me objektiv të qartë: Messi duhet të qëndrojë në Barcelonë