Rama i djeg mandatin e deputetit Pandeli Majkos në Tiranë

0

Dalin disa nga vendet ku garojnë emra të njohur të PS-së. Mësohet se Pandeli Majko do të jetë i 19-ti në Tiranë. Vetë Rama garon i 8-ti në Durrës dhe vë vendin e 9-të në Vlorë. Edhe Damian Gjiknuri do të jetë i 8-ti në Vlorë.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj do të jetë e 7-ta në Tiranë. Kryetari i Bashkisë së Dibrës, Dionis Imeraj do të jetë i 3-ti në Dibër ndërsa ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka në Korçë.

Edhe deputeti Alket Hyseni mund të konsiderohet “i djegur”, pasi do të renditet i 11-i në listën e Vlorës. Ish-kryebashkiaku i Beratit Fadil Nasufi do të jetë i 3-i në listën e këtij qarku.

Artikulli i mëparshëmPas 8 vitesh Rama braktisi “Rilindjen”. Ja detaji…
Artikulli i radhësLista e plotë e kandidatëve të PS për zgjedhjet e 25 prillit. Kjo është renditja përfundimtare