Kryeministri i Tajlandës, Thai Prayut Chan-o-cha ditën e sotme ka spërkatur gazetarët me dezinfektues pas mbarimit të konferencës për shtyp. Channelnewsasia shkruan se kryeministri e bëri këtë veprim pasi u pyet nga gazetarët për një riorganizim të qeverisë.
Ai refuzoi që t’i përgjigjej pyetjes dhe mori një shishe alkooli dhe spërkati të gjithë gazetarët e ulur në rreshtin e parë. Por kjo nuk ështe hera e parë që Chan-o-cha e bënë një gjest të tillë pasi më parë ka bërë edhe veprime të tilla ofenduese për gazetarët.