Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pati sot një bashkëbisedim me gazetarët, ku u ndal edhe te lista e miratuar nga kryesia mbrëmjen e djeshme, ku tha ndër të tjera se PD me aleatët po nisin marshimin drejt ndryshimit. Ndërkohë që listen e Ramës e quajti listë fasadë për të mbrojtur Ahmetajn, Gjiknurin, Xhaçkën e me radhë.
‘Faleminderit për orët e gjata mbrëmë gjithsecilit prej jush, ja tek jemi bashkë pas 24 orëve nga ato të veçantat që ngërthejnë të gjithë vëmendjen e publikut tek çfarë po ndodh në selitë e partive politike, njësoj si shumë prej jush besoj, dhjetëra herë qindra herë më shumë edhe unë kam marrë me qindra mesazhe, një pjesë e të cilave nuk kam arritur dot as t’i hap e jo më t’i lexojë.
Por para se të fillojë këtë bashkëbisedim me ju, një konstatim të cilin e gjej në ato mesazhe që kam të mundur t’i lexojë dhe që kanë të bëjnë me udhëtimin që nisëm dje drejtë ndryshimit, përmes listës së Partisë Demokratike. Listë ndryshimi, listë fitoreje, listë për normalitetin, listë për t’i dhënë fund ngecjes 8 vjeçare të Shqipërisë, listë për të përfaqësuar me integritet, me përkushtim, të vërtetë dhe qytetarë. Me një ndërthurje të përvojës politike dhe energjisë dhe të suksesit profesional dhe mbi të gjitha të dëshirës për t’i kthyer qytetarëve të këtij vendi vendin e tyre. Këto, padiskutim kanë qenë dhe kriteret bazë mbi të cilat është bazuar një proces i gjatë dhe transparent në të cilin kanë marrë pjesë mijëra demokrate dhe demokrat dhe mijëra kandidatë pretendonte dhe kandidat.
Dua t’i falënderoje të gjithë nga zemra! Janë tregues potencial i vlerave të jashtëzakonshme i resurseve të jashtëzakonshme njerëzore që Partia Demokratike disponon ndryshimit që po vjen. 25 prilli do të jetë dita e nisjes së këtij ndryshimi. Këtë e ndjej kudo, në takimet ku më keni shoqëruar, në takime spontane në rrugë gjatë gjithë këtyre ditëve dhe javëve të ngarkuar siç ishte kjo e hartimit të listave, e ndjej, e shoh, e prek kudo. Dëshirën për ndryshim të shqiptarëve nuk e fsheh dot askush, madje as shprehjet dhe as fytyra e atij që është dhe simbolizon të keqen dhe problematikën e vendit në këto 8 vite. Dhe se kam fjalën vetëm për sot, se sot ka patur edhe arsye të tjera.
Po le të mos merrem me të paktën për një moment, nëse më lejoni s’merrem fare dhe t’ju shpreh ju dhe përmes jush të gjithë qytetarëve se me listën e miratuar dje Partia Demokratike së bashku me aleatët e aleancës për ndryshim dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim finalizojmë hapat e fundit përgatitor dhe nisim së bashku marshimin drejt 25 prillit, ditës së ndryshimit, bashkë për ndryshimin, bashkë për fitoren, jo thjesht të koalicionit opozitar, por të çdo shqiptari.
Ky ka qenë motivi dhe kjo është e vërteta që përshkon listën e kandidatëve të Partisë Demokratike në çdo qarkë nga fillimi deri në fund. Problemet e vendit janë shumë të mëdha, ato janë thelluar dhe përkeqësuar nga viti në vit në këto 8 vite, dhe një nga të këqija më të mëdhaja të kësaj periudhe të tmerrshme për shumicën dërrmuese të shqiptarëve, është vrasja e shpresës dhe vrasja e besimi tek politika si instrument ndryshimi.
Po në qoftë se nuk ndryshojmë përmes artit politik, përmes përpalljes me të keqen, përmes vënies në dispozicion të gjithçkaje, kurajës politike të demokratëve të sprovuar, eksperiencës politike të shumë e shumë prej atyre që janë në listë e atyre që nuk janë në listë, dhe që i falënderojë dhe do vazhdojnë të jenë pjesë e ekipit për ndryshimin e Shqipërisë pas 25 prillit. Të atyre që përfshihen pasi kanë dhënë një kontribut të spikatur në fushat e tyre, qoftë shkencë, art, kulturë, sipërmarrje, por që i bashkon një gjë, integriteti. Integriteti moral dhe kurajo për të shërbyer. Sepse është si shërbim që ne dhe unë e shohim politikën dhe jo si një privilegj apo mundësi për të grabitur dhe mbi grabitjen pastaj për të ndërtuar një sistem që e ka kthyer Shqipërinë në çifligun e 5 vetëve dhe ka skllavëruar një popull të tërë. Kjo merr fund më 25 prill.
Më 25 prill, ndryshimi që po vjen nuk ka thjesht formën dhe fytyrën e ekipit të kandidatëve për deputet, po të qindra mijëra shqiptarëve që kanë kthyer sytë e shpresës dhe të besimit tek Aleanca për Ndryshim dhe Opozita e Bashkuar që kërkojnë me doemos të drejtën elementare të njeriut për të ndërtuar jetën e tyre në shtëpinë e tyre, në vendin e tyre, që duan të frenojnë problemet e tmerrshme të pandemisë dhe të ekonomisë, të largimit masiv të të rinjve. Probleme të jashtëzakonshme që kërkojnë kurajo të jashtëzakonshme dhe përgatitje të madhe profesionale. Këto janë kriteret që mëshirojnë kandidatët tanë të listës fituese të 25 prillit.
Natyrisht nuk do të jetë një betejë e lehtë, je vetëm për faktin se qeveria në ikje dhe kryeministri në ikje përsëri e kanë vënë bastin tek njerëzit pa integritet, te njerëzit të cilët edhe në kohë pandemie kanë vjedhur bukën e fëmijëve me tendera sekret, tek ata që duhet të ishin sot para SPAK-ut për vjedhjen e votave, tek ata që kanë vjedhur paratë e rindërtimit të cilët fshihen pas një fasade të rremë që Edi Rama e ka ngritur duke abuzuar me figura të ndryshme pas të cilave fshihen këta njerëz; Arben Ahmetajt, Damian gjiknurët, Olta Xhaçkat dhe vet kryeproblemi pa largimin e të cilit nuk ka ndryshim. Pa largimin e Edi Ramës nuk ka ndryshim!
Nuk ka ndryshim për arsyen e thjshtë, sepse njësoj siç ka ndërtuar gjithçka në jetën e tij, edhe lista e tij është një fasad pas të cilës janë këta njerëz. Nuk ka të ardhme me Edi Ramën dhe me shërbëtorët e tij të cilët kanë grabitur qindarkat e fundit të çdo shqiptari dhe e kanë zhytur vendin në një varfëri të papërballueshme. Diku edhe nuk i ka shpëtuar dot mundësisë për të ngritur një fasadë.
Kudo duket dora e krimit dhe të bandave, mjafton të shohim qarkun e Durrësit, kandidatin e Avdylajve, Çyrben e famshëm të përgjimeve të Bildi-it, kandidatin e bandave të tjera të Shijakut dhe të Durrësit Ndraxhen gojëkyçur, dhe natyrisht Rahman Rajën emër tashmë i njohur edhe ndërkombëtarisht për atë që përfaqëson. Po përmend këto tre emra, po shumë të tjerë janë fshehur pas fytyrave anonime që përfaqësojnë këto klane kriminale. Kjo është Shqipëria e të ardhmes? 8 vite në pushtet kjo ka qenë oferta e Edi Ramës, këta njerëz e kanë qeverisur, këta njerëz e kanë patur pushtetin, prandaj jemi sot këtu.
Pas 8 vitesh, e vetmja gjë që ai ofron është një fasadë, një cipë, një çarçaf i arnuar poshtë të cilit gëlojnë hajdutët e mëdhenj të ekonomisë shqiptare dhe të xhepave të shqiptarëve dhe bandat e krimit të organizuar me shpresën se kështu do t’i hedhin hi syve atyre që e duan ndryshimin dhe po presin të shohin nga do vij ndryshimi. E pra, prej ditës së sotme dhe deri në momentin e bërjes transparente të listës të Partisë Demokratike, ndryshimi duket qartë. Integriteti i lartë moral i çdo kandidati.
Përkushtimi për t’i shërbyer qytetarëve, qofshin politikan me përvojë, aktivist politik, aktivist shoqëror në mbështetje të kauzave të mëdha, qofshin njerëz të respektuar të artit dhe të kulturës, shkrimtare dhe shkrimtarë, publicist, zëri i shoqërisë në media, shkencëtarë, akademik, intelektual, të rinj, student, sipërmarrës, na bashkon një gjë; të jemi energjia dhe shpresa e kthyer në realitet e çdo shqiptari se pas 25 prillit ndryshimi do të jetë i prekshëm për të gjithë.
Për të gjithë shqiptarët, për shumicën dërmuese të njerëzve që janë sot peng për 8 vite i pasurimit të pesë klientëve të Edi Ramës dhe atij vet, dhe korrupsionit, qeverisë më të korruptuar siç e ka cilësuar raport pas raporti edhe javët e fundit. Ndryshimi do të vij edhe për ata socialist zemërthyer, të cilët sot e shohin fare qartë që jo vetëm nuk ka reflektim, po ka pengmarrje totale edhe të shpresës për ndryshim. E pra atyre po ju them, mos jeni zemërthyer, ndryshimi po vjen edhe për ju. Sepse më 25 prill nuk do të fitojë thjesht dhe vetëm Partia Demokratike aleanca dhe koalicioni ynë, por do të fitojë çdo shqiptarë. Ata që nuk e duan këtë ndryshim, janë ata që duan të vazhdojnë në kurrizin tuaj dhe të gjithë shqiptarëve. Ata duan Status Quo-n, ndaj janë fshehur poshtë çarçafit të arnuar, ndaj kjo fasadë të cilën e panë që në orën e parë edhe vet socialistët.
Nuk e mbulon dot dështimin e Edi Ramës, nuk i fshin dot 8 vite premtime dhe mashtrime.
Nuk shkul dot nga mendjet e njerëzve keqmenaxhimin e tmerrshëm të pandemisë.
Abuzimin me paratë e tyre, zhvatjen e parave nga xhepat e tyre në një kohë kur gjithë vende fqinje po i ndihmojnë të kurohen duke u dhënë subvencione të drejtpërdrejta familjeve dhe bizneseve. Dështimin me rindërtimin, vjedhjen dhe abuzimin qindra milionësh, pra përfitimet e një grushti njerëzish. Ky grusht njerëzish nuk do që Shqipëria të ndryshojë dhe kjo është arsyeja se 8 vite pasi mori pushtetin Edi Rama është në vendnumëro edhe me procesin e Integrimit Europian të vendit. Sepse Edi Rama dhe integrimi Europian i vendit janë në konflikt të hapur me njëri-tjetrin. Integrim do të thotë transparencë dhe jo tendera sekretë. Integrim do të thotë normalitet, njerëz normal të devotshëm dhe profesionist dhe jo kriminel, hajdut në parlament dhe në qeveri.
Integrimi Europian do të thotë drejtësi me duar të zgjidhura që nuk i mbron por i ndëshkon politikanët e lidhur me krimin dhe korrupsionin. Ndaj dhe 25 prilli do të jetë dita kur ekipi fitues do të pres nyjën Gordiane që e mban Shqipërinë të lidhur duke larguar Edi Ramën. Në fakt kot është munduar, jo vetëm për faktin që kriminelët janë ashiqare, siç e përmenda në listën e Durrësit, që hajdutët me damkë dhe njerëzit e kapur duke blerë vota nga Arben Ahmetaj tek Damian Gjiknuri, tek Olta Xhaçka me shokë, janë po kështu ashiqare, por të gjithë e dimë që edhe nëse do kishte pasur kurajon të sillte një listë cilësore, asgjë nuk do të ndryshojë pa larguar Edi Ramën.
Vetëm largimi i Edi Ramës i hap rrugë ndryshimit. Por sfida e ndryshimit, beteja për ndryshimin nuk mbaron por fillon aty. Më 25 prill largojmë Edi Ramën dhe fillojmë ndryshimin e vërtetë për çdo shqiptarë. Përmes një programi të vërtetë të hartuar nga më shumë se 500 specialist për më shumë se 30 sektorë të ndryshëm të shpalosur pjesërisht madje, se ka akoma pjesë të pashpalosura, të diskutuar me të gjitha grupet e interesit, me të gjithë qytetarët dhe që do të vihet në jetë nga një ekip që do të përbëhet nga ekipi fitues i zgjedhjeve të 25 prillit, kandidatët tanë me vlerat më të larta njerëzore, qytetare, që spikasin me përgatitjen e tyre personale dhe kontributin e tyre ndaj shoqërisë dhe nga ekipi edhe më i madh i atyre që sot nuk janë në listë por që nesër do jenë pjesë e zbatimit të këtij programi. Program ndryshimi për Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët.
Nuk ka gjë që më jep më shumë energji ditë për ditë sesa kurba rritëse e atyre, padurimin e të cilëve përcjell ndryshimin e vërtetë, ka arritur në rekorde të pa njohura jo vetëm në këto 15 vite por gjatë gjithë 30 viteve të tranzicionit. Nuk ka privilegj dhe përgjegjësi më të madhe për mua se sa bashkë me ekipin tonë fitues të 25 prillit ti prijmë kësaj aspirate për ndryshim. Dhe në funksion të këtij angazhimi, në funksion të misionit për ndryshim qëndron edhe angazhimi im personal që tashmë merë formë edhe me ekipin tonë fitues të 25 prillit.
Nëse nuk i mbajmë zotimet dhe angazhimet tona unë nuk do të kërkoj një mandat tjetër sepse ky duhet të jetë morali i vërtet i raportit të politikës me qytetarët. Politikë me fytyrë njerëzore. Kjo është lista jonë, fytyra njerëzore e politikës. Fytyra njerëzore e politikës është hapi i parë për të çliruar institucionet e kapura nga politika dhe për ti kthyer ato qytetarëve. Unë do t’ia kthej, ne do t’ia kthejmë institucionet qytetarëve. Ne do t’ia kthejmë administratën qytetarëve, ne do t’ia kthejmë shtetin qytetarëve, ne do t’ia kthejmë ekonominë dhe resurset shqiptarëve.
Kurrë nuk e kam vënë në dyshim sepse beteja nuk filloj as para një muaj as para një viti se Partia Demokratike ka gjithë forcën dhe energjinë e kapacitetet për të marrë përsipër barrën e ndryshimit po sot pas shpalljes së listës tonë jam më i bindur se kurrë se bashkë me të gjithë shqiptarët që do të fitojnë në 25 prill ne do ta bëjmë ndryshimin realitet për familjet e tyre, për fëmijët e tyre dhe për të gjithë bashkëkombësit tanë, emigrantët të cilët fatkeqësisht kësaj radhe për shkak të kulisave të pushtetit u privuan nga vota por që unë dua ta përsëris zotimin tim, me reformën e vërtet elektorale pas procesit të 25 prillit do të jenë pjesë e familjes tonë edhe në vendimmarrjen politike.
Bashkë do ta sjellim ndryshimin për Shqipërinë, ndryshimin që duan shqiptarët, ndryshimin që na duhet për t’ia dalë të zhbëjmë dështimet e këtyre 8 viteve. Ndaj, dua t’ju uroj të gjithë kandidatëve të Partisë Demokratike, të Aleancës për Ndryshim dhe aleates tonë Lëvizjes Socialiste për Integrim një fushatë të mbarë derë më derë me vëllezërit dhe motrat tona anëemban, me të gjithë qytetarët pa dallim, me të gjithë ata që kërkojnë ndryshimin që janë sot shumica absolute e shqiptarëve për të bërë realitet aspiratën dhe shpresën e një Shqipërie që i takon çdo shqiptari, të një Shqipërie të çliruar nga pengmarrja, dështimet dhe mashtrimet 8 vjeçare të Edi Ramës dhe humbjes që do të vulosin në 25 prill t? gjith? shqiptarët e bashkuar ju faleminderit.
Pyetje: Pse i keni dh?n? m? shumë pesh? n? listën tuaj figurave politike përpos dhe shumë prurjeve nga bota akademike nga fusha e artit dhe e kulturës mendoni, e shikoni k?t? n? fakt si nj? strategji politike nga ana e juaj p?r t? rikthyer n? pushtet demokratët pas 8 viteve t? qëndrimit n? opozitë dhe sa mandate deputetesh mendoni se do t? merrni? Cili ?sht? objektivi juaj, pyetja e par?.
Lulzim Basha: Pa pik? dyshimi q? ndryshimi do t? vij? fal? pjes?marrjes masive t? shqiptar?ve me vot? k?t? e d?gjoni dit? p?r dit?, k?t? e d?gjoj? kudo q? dal, me ju me kamerat tuaja, vet?m kur dal edhe ata q? kalojn? shpejt me nj? automjet un? d?gjoj dy fjal?: “Rama Ik”. Pra ndryshimi do t? jet? i thell?, edhe ata q? nuk e thon? dot me goj? sepse kan? frik? se ikin nga puna n? adminsitrat?n e shtetit apo i’u vjen tatimori dhe ju mbyll biznesin me t? cilin mbijetojn? edhe ata t? gjith? kan? nj? dhe vet?m nj? aspirat? dhe jan? t? qart? pa largimin e Edi Ram?s nuk ka ndryshim. Tet? vjet d?shtime, 8 vjet mashtrime. Vendi mbeti i fundit n? Ballkan n? çdo fush? q? ka t? b?j? me njer?zit. Ekonomin? katastrof?, papun?sia n? rritje, emigracioni 12 her? m? i lart? se n? Serbi, investimet e huaja 10 her? m? pak se n? Maqedonin? e Veriut. T? vetmit q? lul?zojn? dhe pasurohen jan? Edi rama dhe oligark?t e tij.
Ndaj 25 prilli do t? jet? dit? ndryshimi plebishitar, q? do t? thot? dit? e nj? ndryshimi t? thell? popullor q? shkon p?rtej edhe sondazheve m? optimiste sepse shqiptar?t do t? votojn? p?r ndryshiminsepse ndryshimi b?het dhe arrihet me vot? dhe Edi Rama k?t? e di dhe prandaj ka frik? vot?n. Prandaj dhe b?ri b?ri mij?ra loj?ra p?r t? provokuar deri bojkotin e zgjedhjeve nga opozita, prandaj dhe ndryshoi n? m?nyr? t? nj?anshme si asnj?her? n? 30 vite kodin dhe kur asnj?ra prej tyre nuk i eci risolli prap njer?zit e listave t? zeza t? Departamentit t? Shtetit me shpres?n se k?ta do ta ndihmojn? ta kthejn? Shqip?rin? n? pashall?kun e vet privat sepse gj? tjet?r pas 25 prillit me Edi ram?n nuk mund t? ket?. Edhe sot, pashallëk është.Ka më shumë pushtete se cdo njeri pas Enver Hoxhës dhe ja ku është rezultati. Papunësia në ekstrem, të rinjtë largohen, ekonomia në kolaps. Ndaj, është fare e qartë. Mund të ishte ulur këtu çdokush nga qytetarët dhe ta thoshte me të njëjtat fjalë që po jua them dhe unë. Pa larguar Edi Ramën nuk ka ndryshim. A ka nevojë Shqipëria të ndryshojë?! A po shkojnë gjërat keq e më keq?!
Sigurisht që po. 25 Prilli do të jetë ditë e fitores së çdo shqiptari. Ajo që më angazhon dhe më ngarkon mua me përgjegjësi mua dhe ekipin tim me një përgjegjësi të jashtëzakonshme, më një barrë të jashtëzakonshme është që ti përmbahemi dhe të zbatojmë çdo angazhim që kemi marrë para shqiptareve. Çdo angazhim dhe të rivendosim besimin tek politika si instrument ndryshimi se politika prandaj ka lindur. Njeriu i vetmuar apo qeniet e tjera nuk kanë nevojë për politikë. 2 njerëz është politikë, është komunikim. Është të bindim njëri-tjetrin çfarë është më e mira. Të zgjedhim rrugën më të mirë e të ecim përpara. Ta korrigjojmë atë. Dhe instrumenti më i mirë për ta ndryshuar vendin është një politikë normale, me një ekip normal, me një plan normalizimi, mirëqenie, nxjerrje nga kriza, rimëkëmbje ekonomike siç është ai që kemi prezantuar përpara qytetarëve shqiptarë. Bashkë me këtë ekip, ndryshimi do të marrë përmasat më të thella, jam i bindur që kemi njohur ndoshta që nga viti 1992.
Gazetarja: Pyetja e dytë: Kryeministri Rama e ka cilësuar në fakt listën e kandidatëve të Partisë Demokratike dhe të opozitës si afirmim të fosilizimit. Keni një koment në lidhje me këtë?
Lulzim Basha: Fytyra e Edi Ramës sot fliste vetë, nuk ka koment. Shikoni fytyrën e tij dhe nuk ka komente. Po, nuk është përgjegjësia e askujt tjetër përveç se tij që sot ishte tamam si njeriu I varur nga litari i krimit që e mban në qafë prej 8 vitesh. Sot ai doli edhe një herë para çdo shqiptari ashtu siç është, peng i krimit, peng i interesave të oligarkisë dhe shkaku kryesor i dështimit dhe I ngecjes së Shqipërisë në baltë për 8 vite. Para listës tonë të mbushur me njerëz me integritet, më profesionistë të zotë, me njerëz me eksperiencë dhe me prurje të reja patëm sërish hajdutët e këtyre tetë viteve dhe bandat me të cilat ka grabitur dhe ka shantazhuan qytetarët, bizneset, ka bërë ligje speciale për të grabitur arkën e shtetit, pra nuk ka nevojë të bëj shumë komente unë sepse ,mendoj që komenti më i mirë është vetë fytyra e tijë sot dhe nevoja për të qëndruar tre orë në psikoterapi para kamerave por psikoterapia më e mirë do të jetë 25 prilli dita kur Shqipëria do të çlirohet nga ai, dita e ndryshimit, dita e fitores për çdo shqiptar edhe për ata socialistë që ndihen akoma të pengmarrës nga krimi brenda partisë së tyre dhe brenda shtëpisë së tyre. Ata ne kurajo që e kanë ngritur zërin dhe ata që e kuptojnë që presin çlirimin e partisë së tyre nga krimi dhe çlirimin e Shqipërisë nga pengorja për të dhënë dhe ata mendimin e tyre ashtu si do ta thotë çdo shqiptar.
Pyetja: Nëse më lejoni edhe një pyetje të fundit, ju e quani listë fitoreje, listë ndryshimi po nëse në betejën e 25 prillit do të mundeni sërish nga Edi Rama do të jepni dorëheqjen si kryetari i Partisë Demokratike ? Faleminderit!
Lulzim Basha: Pyetja e ka përgjigjen brenda, a mendojnë Shqiptarët se vendi po shkon në drejtimin e duhur, a mendojnë shqiptarët se punët po na shkojnë mirë, a mendojnë shqiptarët se Edi Rama ka shkëlqyer edhe i ka kryer detyrat e veta, a mendojnë shqiptarët se kemi 300 mijë vende pune shtesë, shëndetësinë falas, legalizimet falas, arsimin e lartë falas. Brenda kësaj është përgjigja, çfarë s’ka bërë për tetë vite nuk ka për ta bërë më, këtë sot e di edhe një fëmijë 6-vjecar e jo më shqiptarët që janë të mençur dhe do ta provojnë me votën e tyre me 25 prill. Këtë gjë unë e prek kudo, dëshirën e papërmbajtur për ndryshim, nuk ka ndryshim pa larguar Edi Ramën, largimi Edi Ramës është ndryshimi, është fitorja e çdo shqiptari
Pyetja: Rugova… Shijak Televizion. Zoti Basha, lista e Partisë Demokratike dhe e aleatëve a është në harmoni me procesin e përzgjedhjes dhe sa konkurrues është kjo përballë kundërshtarëve politikë ?
Lulzim Basha: Është përsëri përballja e të gjithë Shqiptarëve dhe një grushti njerëzish. Një grusht njerëzish e kanë marrë peng Shqipërinë, Edi Rama bashkë me pesë oligarkë dhe pesë banda e kanë marrë peng Shqipërinë. E patë raportin e Departamentit të Shtetit para një jave apo jo ? Raportin e para disa javëve nga këshilli i Europës. Korrupsioni i lartë i qeverisë është arsyeja pse në Shqipëri ka pastrimin më të lartë të parave në Ballkan, është një nga vendet me pastrimin më të lartë të parave në botë, prandaj s’ka investime, prandaj s’ka punësim, prandaj s’ka shëndetësi cilësore, prandaj s’ka arsimim, pse ? Sepse pesë njerëz me në krye Edi Ramën e mbajnë vendin peng. Përballë këtij dhe këtyre pesë njerëzve janë të gjithë, të gjithë, sipërmarrës të mëdhenj e të vegjël, njerëz në nevojë ekonomike, shtresa të mesme, profesioniste, të rinj e pensionistë, fermerë dhe biznes i vogël, të gjithë.
E gjithë Shqipëria vuan për shkak të kësaj, një njeri me pesë njerëz ka marrë peng Shqipërinë dhe sado të jetë përpjekja për t’i hedhur bojë të njëjtës përbërje të Ahmetajve, Gjiknurëve dhe hajdutëve të tjerë dhe një grushti kriminelësh prapë se prapë është i njëjti grup me në krye Edi Ramën. Asgjë s’ka për të ndryshuar sa kohë që nuk largohet Edi Rama. Përballë kësaj kemi një ndërthurje të eksperiencave politike, të kontributeve shoqërore, të suksesit në sipërmarrje, të përballjes në kauza të mëdha qytetare, rinore, studentore. Të shërbimit me devotshmëri nga auditorët e universiteteve tek spitalet dhe tek pavionet dhe tek shëndeti i fëmijëve. Një listë qytetare, një listë normale, një listë njerëzish të përgatitur dhe të sprovuar për t’i bërë ballë sfidave të mëdha dhe kauzave të mëdha që shkojnë përtej interesave të ngushta politike. E gjitha kjo pra, ngërthen dëshirën për ndryshim të shumicës dërrmuese të shqiptarëve përballë listës që do ta mbajë Shqipërinë këtu ku është dhe këtu ku ka qenë 8 vite me radhë.
Pyetja: Zoti Basha, kundërshtari juaj politik krahas shpalosjes së emrave ditën e djeshme, shpalosi edhe disa objektiva konkretë për numrin e mandateve që Partia Socialiste synon në zgjedhjet e 25 prillit dhe objektivi bazë sipas tij ishte 78 mandate dhe objektivi më optimist 88 mandate. A ka Partia Demokratike objektiva konkretë se sa mandate pretendon të marrë me 25 prill ?
Lulzim Basha: Pa diskutim, të gjitha shtabet elektorale të Partisë Demokratike, natyrisht edhe në koordinim edhe me Aleancën për Ndryshim dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim kanë objektiva shumë të qarta të cilat do të çojnë në maksimizimin e votës. E rëndësishme është që çdo shqiptar që do ndryshim të shkojë në kutinë e votimit dhe të votojë më 25 Prill. Kjo është thirrja ime për të gjithë ata që duan ndryshimin. Për ju qytetarë që doni ndryshimin ka vetëm një rrugë, më 25 Prill të gjithë në kutitë e votimit dhe nëse kësaj thirrje i përgjigjet çdo shqiptar që do ndryshimin, nuk ka po e them dhe njëherë. Sondazhi më optimist në botë ta mbërthejë dimensionin e ndryshimit të madh që do të vijë, që do të jetë edhe momenti i fitores së çdo shqiptari, jo thjesht i koalicionit tonë.
Gazetari: Zoti Basha ju folët me superlativa për listën e kandidatëve të Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj por besoj jeni njohur me një dorëheqje të mesditës së sotme, nënkryetari i forumit rinor demokrat, Lisandër Hoxha. A e shihni dorëheqjen e tij si një shenjë pakënaqësie nga të rinjtë demokratë se nuk janë të përfaqësuar siç duhet në listat tuaja?
Lulzim Basha: Lista jonë është një listë përfaqësuese jo thjesht dhe vetëm e aspiratave të demokratëve dhe betejës së tyre për demokraci, por është një listë përfaqësuese e të gjithë shqiptarëve që duan ndryshimin dhe nuk ka pjesë të shoqërisë që e do ndryshimin më shumë se rinia. Ndaj lista e Partisë Demokratike ka në përbërjen e saj të reja dhe të rinj, madje dhe studentë, por jo anonim për të mbuluar korrupsionin, krimin e organizuar dhe për ta mbajtur Shqipërinë në vend numëro.
Për këdo që është pjesë e kësaj beteje për ndryshim është e qartë se lista për kandidatë për deputet është e kufizuar në numra, por e pakufizuar është dëshira, vullneti dhe vendosmëria për të sjellë ndryshimin pavarësisht se nga cili pozicion kontribuojnë mijëra e qindra mijëra demokratë, qindra mijëra shqiptarë që na bashkëngjiten dit për dit dhe që kanë një dhe vetëm një aspiratë, ndryshimin. “Nuk durohet më”, është fjala që dëgjoj dite për dite. Me këtë listë dhe me planin tonë ne do të bëjmë të mundur që jo thjesht ti japim fund padurimit të tyre për të larguar Edi Ramën, pa të cilin nuk ka asnjë shpresë se Shqipëria mund të ndryshojë duke e mbajtur këtë njeri në krye të vendit por po kështu jo thjesht rrotacioni por ndryshimin e vërtetë për të cilin Shqipëria i ka të gjitha mundësitë dhe të gjitha potencialet. Garancia është kjo listë e normalitetit, e integritetit , e profesionalizmit dhe e përkushtimit dhe dashurisë për familjen, për komunitetin, për qytetin apo fshatin ku banojnë, për vendin e tyre, pra për gjithë Shqipërinë.
Gazetarja: Kam një pyetje tjetër në fakt, meqë ka disa javë që nuk kemi zhvilluar konferencat me gazetarët, në datën 1 Mars ju nënshkruat edhe në marrëveshje me Lëvizjen Socialiste për Integrim, por kryeministri Rama këtë marrëveshje të nënshkruar mes jush dhe zonjës kryemadhi e konsideroi si një koalicion apo një marrëveshje midis ish kryeministrit Berisha dhe Presidentit Meta për të kapur reformën në drejtësi. Keni një koment?
Lulzim Basha: Reforma në drejtësi ka mbetur në vend numëro për shkak të frikës së Edi Ramës nga drejtësia. Komenti im është që 25 Prilli do të jetë dita kur shqiptarët do të votojnë për një kryeministër si unë i cili do ti mbajë larg duart nga drejtësia, që nuk do të marrë në telefon gjyqtarët e ti kërcënojë për ti prerë këmbët kur ata godasin krimin dhe bandat, por do ti inkurajojë më çdo formë dhe mënyrë dhe do ti vë në dispozicion të gjitha institucionet e ekzekutivit duke filluar me policinë e shtetit dhe çdo instrument tjetër për të luftuar krimin dhe korrupsionin.
Larg duart nga reforma në drejtësi, zbatim i plotë i reformës në drejtësi. Larg duart nga drejtësia është një nga shtyllat e programit tim, është një nga shtyllat ku unë besoj, sepse është një nga shtyllat e një shoqërie normale, siç janë shoqëritë Europiane. Dhe një nga problemet që ne kemi vuajtur dhe që është 100-fishuar me qeverinë e Edi Ramës është kapja e drejtësisë nga politika. Problemin në drejtësi e shkaktoi politika. Edi Rama është shkaku dhe pengesa kryesore e zvarritjes së reformës në drejtësi. Në 25 Prill reforma në drejtësi do të çlirohet, do të zbatohet deri në fund dhe është ora kur politikanëve të korruptuar dhe të lidhur me krimin do t’ju tunden jo lutjet ndaj gjyqtarëve për ti shpëtuar nga vetingu, por prangat e drejtësisë së pavarur që nuk i mbron por i ndëshkon ata.
Pyetja: Z. Basha mes 15 kandidatëve të parë në qarkun e Tiranës ju keni renditur z. Mediu, z. Dule, znj. Mesila Doda, z. Idrizi dhe z. Shehi. A ju keni dhënë më shumë seç duhet aleatëve në Tiranë? Përse ky vendim?
Lulzim Basha: Aleanca për ndryshim është një bashkim vullnetesh. Kërkesa për ndryshim e shoqërisë shqiptarë nuk është matematikë për vende dhe poste. Ne jemi bashkuar prej vitesh në një sakrificë e cila ka marrë edhe format më sublime, të largimit nga çdo privilegj, me një dhe një qëllim për ti dhënë fund pengmarrjes së Shqipërisë.
Gazetari: A u keni dhënë më shumë aleatëve dhe përse ky vendim?
Lulzim Basha: Aleanca për ndryshim është një bashkim vullnetesh. Kërkesa për ndryshim e shoqërisë shqiptare nuk është matematikë për vende dhe poste, ne jemi bashkuar prej vitesh në një sakrificë e cila ka marrë edhe format më sublime të largimit nga çdo privilegj me një dhe një qëllim për ti dhënë fund pengmarrjes së Shqipërisë dhe kjo do të ndodhë me 25 prill kur Shqipëria të çlirohet nga Edi Rama dhe kur shqiptarët ta ndjejnë ndryshimin që do të fillojë menjëherë në xhepat e tyre, në ekonominë e tyre dhe në institucionet që do ti rikthehen pas një pengmarrje 8 vjeçare dhe vënien e tyre në funksionim të 4 apo 5 oligarkëve apo banditëve dhe Edi Ramës. Kjo na bashkon të gjithëve bashkë edhe aty ku duket sikur kemi në programet tona partiake diferenca një gjë na bashkon ti japim shqiptarëve atë që e kërkojnë me ngulm, nuk durojnë dot më. Duan ndryshim, duan largimin e Edi Ramës, ne do ta bëjmë, ne do ta sjellim këtë ndryshim me 25 prill me të gjithë shqiptarët në kutitë e votimit dhe pas kësaj me listën e partisë demokratike natyrisht edhe me aleatët tanë do të bëjmë të mundur mbajtjen e këtyre angazhimeve me përgjegjësi personale dhe politike para çdo shqiptari.
Gazetari: Fillimisht u fol se në Gjirokastër, Dibër dhe Kukës ju mund të dilni me një listë të përbashkët më Lëvizjen Socialiste Për Integrim. Çfarë ka ndodhur? Përse ky vendim që dolët me listat… secila parti listën e saj?
Lulzim Basha: Instrumentat e Edi Ramës për të përçarë opozitën janë të vjetra, janë të lodhura dhe nuk funksionojnë. Koalicioni ynë është i bashkuar 25 prilli është dita e ndryshimit, është dita ku zemërimi ulëritës dhe i heshtur i milionave shqiptarë do të derdhet në kutitë e votimit
Gazetari: Zoti Basha ju keni rikthyer në listën e kandidatëve për deputet zotin Salianji i cili pak kohë më parë u skualifikua nga komisioni i vlerësimit. Përse zgjodhët pikërisht zotin Salianji të rikthenit në listë dhe a është ky një vendim i cili del kundër votës së anëtarësisë së Partisë Demokratike
Lulzim Basha: Procesi më transparent i zhvilluar nga një parti politike në Shqipëri është procesi që përfundoi dje. Vendimmarrja e kryesisë dhe vendimmarrja e këshillit kombëtarë janë normat statutore të Partisë Demokratike dhe unë jam krenarë që ne kemi mundur për herë të parë në Shqipëri të sjellim një model i cili funksionon në demokracitë perëndimore. Pa pikë diskutimi që për çdo individ, për secilin që morën pjesë në këtë proces ka dhe mund të ketë vlerësime të ndryshme, por lista jonë është lista e njerëzve me integritet dhe përkushtim për qytetarët, për njerëzit.
Betejat tona, fytyrat e betejave tona nga i pari tek i fundit janë në funksion dhe kanë qenë gjithmonë në funksion të njerëzve dhe për këto jemi përballur me makinerinë më të zhurmshme, agresive dhe shpeshherë barbare, të propagandës dhe dhunës si opozitë dhe po kështu edhe mbrojtësit e kauzave të tjera të shoqërisë civile, që nga mbrojtja e teatrit apo të tjera kauza, për të ndalur korrupsionin galoponte në këto 8 vite.Ndaj një gjë të jeni i sigurtë, çdo anëtare i listës sonë është i përkushtuar për ndryshimin dhe do të jetë në funksion të ndryshimit, në fund ajo që shqiptarët duan është të dalin nga ky batak, të dalin nga kjo greminë dhe lista jonë është garancia që angazhimet tona do të bëhen realitet dhe Shqipëria do t’ju kthehet shqiptarëve, bashkë ne do ta sjellim ndryshimin dhe me këtë ndryshim do të fitojë çdo shqiptarë.
Pyetje: Pas publikimit të listës të kandidatëve për deputet mbrëmjen e djeshme, nën dijeninë tuaj, ka pasur persona të cilët kanë pasur dhe kanë shprehur pakënaqësi për renditjen e tyre në këtë listë dhe juve personalisht ju ka ngelur peng ndonjë person, të cilin nuk patët mundësi ta përfshinit në listën e 25 prillit?
Lulzim Basha: Proceset e brendshme politike i kanë gjithmonë të gjitha këto, e në veçanti kur ke burime të jashtëzakonshme njerëzore por numra të kufizuar, por një gjë është e sigurt, partia demokratike dhe aleanca për ndryshim dhe aleati ynë lëvizja socialiste për integrim jemi të bashkuar dhe të vendosur për të mos lënë në baltë aspiratën e shqiptarëve për ndryshim. Kjo është thirrja që kumbon kudo, kudo, nuk durohet dot më. Nuk ka ndryshim pa larguar Edi Ramën, kjo na bashkon, ndryshimit i kemi dhënë formë dhe përmbajtje me planin tonë dhe lista jonë është garancia së bashku me ekipin i cili sigurisht ka brenda me dhjetëra, qindra profesionistë të spikatur, sepse jo çdokush ka patur dëshirën apo mundësinë të jetë pjesë e listës, por është dhe do të jetë pjesë e fitores dhe e ndryshimit të cilit do ti hapim rrugë pas 25 prillit. Faleminderit
Pyetje: Kryeministri Edi Rama komentoj sot dhe listat e partisë demokratike dhe një nga deklaratat e tij ishte që gratë e partisë demokratike janë pjesë e listës vetëm për të plotësuar kuotat gjinore, por nuk kanë asnjë peshë në vendimmarrje. Si i komentoni ju këto deklarata?
Lulzim Basha: Ju si media keni mbuluar gjatë këtyre 8 viteve dhunimet barbare që u janë bërë garave shqiptare, sesi policia nuk guxonte as të merrte deklaratat në Fushë-Krujën e kriminelëve Rraja, sesi mijëra gra janë dhunuar sistematikisht, janë larguar nga puna me të padrejtë për shkak të bindjeve politike, mijëra të tjera kanë humbur vendin e punës ose vendin e punës së bashkëshortit për shkak të korrupsionit të Edi Ramës. Ju jeni dëshmitarë se si i ka përdorur dhe flakur gratë shqiptare. Gratë janë pasuria më e çmuar e një shoqërie! Këtë e them si bir nëne dhe baba vajzash, edhe si bashkëshort! E thashë dhe me 8 Mars por s’duhet te kujtohemi vetëm për 8 Mars! Pa ju dhënë fuqi nënave, motrave, grave, gruas shqiptare,
Shqipëria nuk do të ecë përpara! Një nga ndryshimet kryesore midis shoqërive të përparuara dhe atyre të prapambetura, është pabarazia gjinore apo barazia gjinore! Vendet e pabarazisë gjinore shpeshherë përdorin makijazhet dhe truket që Edi Rama i ka përdorur përgjatë këtyre 8 viteve! Gratë shqiptare nuk e besojnë! As unë nuk e besoj! Por një gjë i garantoj, çdo nënë, çdo vajzë, çdo grua, që unë nuk do t’i përdor kurrë si makijazh! Nuk është ky formimi im! As si fëmijë në raport me nënën time apo me gratë e tjera të familjes time, as si bashkëshort, as si prind, as si koleg! Nuk është kjo kultura dhe edukata ime familjare, nuk është ky formimi im! Vendosmëria ime është Shqipëria Europiane dhe Shqipëri Europiane për mua do të thotë që gruaja dhe burri shqiptar të jenë dhe të ndihen të barabartë kudo ku ndodhen, në dhomën e ndenjes, ku dhuna familjare po bëhet një problem i tmerrshëm për shkak të krizës ekonomike, kryesisht por edhe sjelljeve agresive të modeleve, që nga modeli i Edi Ramës e deri tek modelet e kriminelëve me të cilët është shoqëruar e ka bashkëqeverisur këto tetë vite, tek vendi i punës ku vazhdon pabarazia në paga pavarësisht prej letrave e ligjeve që nuk zbatohen, e deri tek keqpërdorimi i grave nga politika e kriminalizuar dhe korruptuar për tu fshehur pas fytyrave të grave, tmerrin monstruoz që është qeverisja e korruptuar dhe inkriminuar në ikje e Edi Ramës.
Ndaj gratë në listën time, në listën e partisë Demokratike përfaqësojnë pikërisht këtë raport me shoqërinë, me familjet e tyre, me Partinë Demokratike, me të ardhmen që na pret, me dëshirën e grave për ndryshim dhe janë garanci për ndryshim. Jo për ti bëre makijazh një politike që e ka zhytur gruan shqiptare sot në pabarazinë më të thellë. Ato po jetojnë dramat më të mëdha.
Një nëne që i largohen fëmijët për emigracion apo që nuk ka me çfarë ta shtrojë tavolinën e drekës apo të darkës apo nuk e sheh dot në sy bashkëshortin kur vjen i larguar nga puna apo me qepenin e mbyllur, apo nuk blen dot një palë këpucë për ta çuar fëmijën në shkollë apo mijëra e mijëra grave të cilat nuk kujdesen dot as për veten e tyre as për bashkëshortët, as për fëmijët për të luftuar sëmundjet e në veçanti pandeminë. Mbi to rëndon dyfish fatura e mjerimit dhe e dështimit tetë vjeçar të Edi Ramës. Ndaj edhe gratë në listën e Partisë Demokratike janë shprehje e solidaritetit dhe e besimit të të gjitha grave shqiptare se ndryshimi në fatin e tyre vjen duke larguar një njeri që jo vetëm i katandisi këtu por edhe i keqpërdori për të fshehur dështimin, premtimet e pambajtura, rrenat dhe gënjeshtrat dhe mjerimin që kjo shkaktoi anembanë vendit dhe që e vuajnë sot më shumë se kushdo, gratë shqiptare.
Pyetja: Duke qenë se jemi duke folur për gratë, ju do të drejtoni listën e Partisë Demokratike në Tiranë, ndërkohë që përballë Partia Socialiste ka të renditur dy gra të cilat në këto vite të fundit për shkak të detyrave që kanë mbajtur, i referohem zonjës Luljeta Bozo dhe Najada Çomo, le të themi kanë siguruar një lloj popullariteti. Tani që do ti keni kundërshtare politike dhe janë angazhuar për ti dhënë Ramës një mandat të tretë, keni një koment?
Lulzim Basha: Nuk ka asgjë ta shpëtojë Edi Ramën nga ndëshkimi i merituar me votë më 25 prill. Nuk ka rëndësi kush është para Ramës kush është prapa Ramës e kush është në listën e Ramës. Sigurisht ka rëndësi për të kuptuar që nuk ndahet dot nga krimi e s’ndahet dot nga ata me të cilët ka vjedhur shqiptarët dhe Shqipërinë për tetë vite, kjo është e qartë…