Ndonëse kemi hyrë në stinën e pranverës, rikthehen reshjet e dëborës në Dibër. Ndonëse me intensitet të lartë, deri më tani nuk janë krijuar problematika në rrugë. Në zona të thella, reshjet e borës kanë nisur që në orët e para të mëngjesit dhe për pasojë trashësia kalon 25 cm.
Aktualisht rruga nacionale Peshkopi-Tiranë po monitorohet nga firma kontraktore, e cila ka në dispozicion 6 mjete borëpastruese dhe 3 fadroma në gatishmëri.
Rrugët që lidhin Peshkopinë me Kukësin dhe me Librazhdin kalohen me zinxhirë për shkak të trashësisë së borës. Autoritetet kërkojnë nga firmat kontraktore të monitorojnë situatën dhe të jenë në gatishmëri për të ndërhyrë në kohë që të mos ketë bllokime.