Nëse dikush ishte magjepsur nga Erling Haland, nga dje duhet të nisë të mendojë se ky është futbollisti i së ardhmes dhe pse jo, ai që mund të synojë të thyejë rekordin e 134 golave në Champions të Ronaldos.
Dje me dopjetën e tij, nordiku festoi 20 gola në Ligën e Kampioneve, në vetëm 14 ndeshje.
Me këtë shifër Haland vendos rekord, duke lënë pas Harry Kane dhe Alesandro Del Pieron, të cilët 20 realizimet në Champions i kishin arritur respektivisht pas 24 dhe 26 ndeshjesh.