Drejtori i fushatës së PD-së, njëkohësisht kandidati për deputet Alfred Rushaj ka denoncuar sot kandidatin e PS-së, Ervin Bushati se po shpërndan ndihma ekonomike nga zyrat e tij.
Rushaj ka publikuar foto nga ndihmat që ka shpërndarë Bushati.
Reagimi i plotë i Alfred Rushajt:
Ervin Bushati, nga dëshpërimi, shpërndan lëmoshë për socialistët në nevojë të cilët ndihmën ekonomike duhet ta marrin nga njësitë administrative dhe jo zyrat e PS-së.
Është mjerane të shohësh se si shqiptarët e varfër sa s’ka mblidhen rreth zyrës së PS-së në njësinë 8 për një trastë me miell, oriz, makarona e vaj. Kaq vlen një votë e lypur nga rilindasit?!
Pamjet tregojnë qartazi paaftësinë dhe korrupsionin e funksionarëve socialistë që në vënd të shpalosin programin për njerëzit në nevojë e tërë shqiptarët, shpërndajnë ushqime që s’dalin as për një ditë.
Kjo është fytyra e humbjes, fytyra e Rilindjes.
Shqipëria fiton me Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën kryeministër.
#partiademokratike
#melulzimbashën
#dega8
#fitore
#ditëmëtëmira