BP ofron aksione për punonjësit. Bursa për datën 9 Mars 2021

0

Gjiganti i naftës British Petroleum, ka nisur dhënien e aksioneve në formën e çmimeve, për të dhënë optimizëm tek mbi 60,000 punëtorë mbi planin e ekzekutivit Bernard Looney për zhvendosjen tek energjitë e gjelbërta, pas një viti të shkurtimeve në masë dhe pezullimit të bonuseve.

Shpërndarja e aksioneve, që do bllokohen për 4 vite, do të ndodh përmes vitit 2021.   Kosto e programit nuk është ende e qartë, por BP deklaroi se nuk do ndikojë tek objektivi i kursimit të kostove prej 2.5 miliardë dollarë, apo te plani për të ulur borxhin në 35 miliardë dollarë këtë vit.

Looney, që mori detyrën 1 vit më parë, ka mbajtur  një takim të madh gjatë javës, ku lajmëroi se të gjithë punonjësit do marrin aksione, çka përbën programin e parë të tillë në historinë e kompanisë.

“Qoftë një banakier në Zelandën e re, një inxhinier i nxjerrjes në Azerbajxhan, një shitës në karburant apo një analist në Indi, mbi 60,000 punëtorë në 66 vende të ndryshme, do të marrin një përqindje të të ardhmes së BP”- tha Looney.  Kompania në Londër është rritur me 10% në vlerë tregu deri më tani për vitin, nxitur nga rritja e çmimeve të naftës.  Megjithatë, që prej vitit të kaluar kur Looney mori detyrën, aksionet e kompanisë kanë humbur rreth 40%, duke prekur nivelin më të ulët në 26 vite gjatë Tetorit, për shkak të kolapsit të çmimeve të energjisë.

Bursa për datën 8 Mars 2021 u mbyll si më poshtë:

Vlerat janë të shprehura në $/mt

Brent është shprehur në $/bbl

ProduktiÇmimi ditor ( $/mt )Ndryshimi ditor +/- ( $/mt )
BENZINA624.75– 3.25
DIESEL532.50– 8.75

©aktualitet.al

Artikulli i mëparshëmRama poston foton dhe zbulon si do të quhet spitali i ri i Fierit
Artikulli i radhësShfaqen problemet e para/ KQZ i rikthen listat katër partive. Duhet të…