Nëndetësja turke 62 metra ankorohet në Durrës për tre ditët e ardhshme

0

Është ankoruar në Durrës, për herë të parë nëndetësja turke“TCG Canakkale”. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Autoriteti Portual Durrës njofton se vizita treditore e nëndetëses turke vjen në kuadër të bashkëpunimit mes dy vendeve për shkëmbimin e eksperiencës së përbashkët ndërmjet flotës shqiptare dhe asaj turke.
”Vizita 3 ditore e saj, vjen në kuadër të bashkëpunimit mes dy vendeve, mbi shkëmbimin e eksperiencës së përbashkët ndërmjet flotës shqiptare dhe asaj turke.’- shkruan Autoriteti Portual Durrës.

Sipas të dhënave nga zyra e atasheut ushtarak pranë Ambasadës së Turqisë në Tiranë, nëndetësja është 62 metra e gjatë, peshon 1.400 tonë dhe ekuipazhi i saj përbehet nga 53 detarë. Gjatë viteve të fundit, Shqipërinë e kanë vizituar disa nëndetëse turke në kuadër të bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve.

Artikulli i mëparshëmEdhe pse në kërkim nga policia, Fjolla Morina i jep fund beqarisë në arrati
Artikulli i radhësKomiteti Teknik i Ekspertëve lë në fuqi masat ndaj COVID-19