Brighton bëhet skuadra e parë që refuzon të vazhdojë sezonin në stadiume neutrale

0

Brightoni është bërë skuadra e parë që refuzon të përfundojë sezonin e Premier League në stadium neutral.

Klubet angleze kanë mbajtur një takim këtë të premte, duke e quajtur ‘Projekti i rikthimit’ – në mënyrë që të përfundojnë këtë edicion.

Shefi ekzekutiv i Brighton, Paul Barber ka lëshuar një njoftim duke sqaruar se ata janë kundër kësaj ideje.

“Është e qartë se të gjithë ne duhet të bëjmë disa kompromise”, ka thënë ai.

“Ne jemi në pajtueshmëri që sezoni të vazhdojë mbrapa dyerve të mbyllura ashtu siç ka udhëzuar qeveria, mirëpo jemi kundër disa ideve”.

“Të luajë në stadiume neutrale, kjo nuk është ide e mirë, andaj propozojmë që secila skuadër t’i luajë ndeshjet si vendas në stadiumet e tyre”, ka shtuar më tej Barber.

Brightoni i luan ndeshjet në shtëpi në Amex Stadium, derisa në listën e stadiumeve neutrale mund të jetë edhe i tyre.

Artikulli i mëparshëmA keni guxim për këtë: Si t’i shkurtoni vetë balluket?
Artikulli i radhësZbardhet e kaluara e errët e njërit prej vëllezërve të ekzekutuar në Durrës