Policia e Shtetit reagon pas vizitës së Bashës në Kavajë: Respektoni masat antiCovid, ndryshe do të penalizojmë shkelësit

0

Grumbullimi i qytetarëve në Kavajë gjatë vizitës që kryedemokratit Lulzim Basha ka sjellë reagimin e Policisë së Shtetit.

Në njoftimin për mediat, policia i ka bërë thirrje partive politike të respektojnë rregullat, në të kundërt ka paralajmëruar se shkelësit do të penalizohen.

“Duke mos dashur në asnjë mënyrë të hapim shtigje për keqinterpretime, u kërkojmë subjekteve politike bashkëpunim dhe mirëkuptim. Në të kundërt penalizimet me gjobat përkatëse do të jenë të pashmangshme”, njofton Policia.

Njoftimi i plotë:

Policia e Shtetit shpreh shqetësim për thyerjen flagrante të rregullave anticovid në grumbullimin e disa njerëzve nga ana e një subjekti politik.

Bëjmë thirrje për respektimin e këtyre rregullave nga të gjithë dhe shpresojmë në mirëkuptimin e të gjithëve.

Deri kur rregullat në fuqi do ta ndalojnë grumbullimi e mbi 10 personave, Policia e Shtetit është e detyruar të penalizojë shkelësit.

Por, njëkohësisht duke mos dashur në asnjë mënyrë të hapim shtigje për keqinterpretime, u kërkojmë subjekteve politike bashkëpunim dhe mirëkuptim. Në të kundërt penalizimet me gjobat përkatëse do të jenë të pashmangshme.

Artikulli i mëparshëm“Tetë javë përjashtim presidentit, 100.000 gjobë klubit”. Këto janë vendimet e Komitetit të Disiplinës
Artikulli i radhësEksportet Saudite të naftës mbeten të larta megjithë angazhimin e tyre për një ulje shtesë të prodhimit. Bursa për datën 11 Mars 2021