Kur ishim të vegjël Ramën e rrihnim në lagje/ Sot po merr hak! Deklarata e papritur nga moderatori…

0

Gazetari Enkel Demi ka bërë deklaratë të papritur për kryeministrin Edi Rama. Duke folur në emisionin “As Pro, as Kundër” në ABC, Demi tha se Rama tashmë mundohet të na imponohet pasi e ka humbur fuqinë e batutës. Demi tha se kur ishin të vegjël Ramën e rrihnin gjithmonë në lagje dhe tani përpiqet të marrë hakun.

“Rama mundohet të na imponohet. Mundohet që të gjitha t’i bëjë nëpërmjet imponimit. Përdor imazhin e të fortit. Secili ka pasur në lagje çuna që bënin si të fortë. Basha është i vetmi politikan që nuk është formuar para viteve 1990. 

Ne kemi probleme me mentalitetin se jemi formuar para viteve ’90. Ai ka një formim të një natyre tjetër. Po erdhi në pushtet do të jetë më e lehtë për ta rrëzuar. I vetmi njeri që nuk ka emocion më se kemi 20 vjet që e shohim është Edi Rama. Fuqinë e tij e ka pasur te batuta. Tani flet me gjuhën e banditëve që rri gjithë ditën. Ngaqë kur ka qenë i vogël e rrihnim në lagje ne.

Tani mundohet të na marrë hakun. I gjatë ishte por bëheshin nja 5-6 veta. Ai bën një gabim të rëndë se nuk ka konceptin e shtetit. Këta nuk kanë konceptin e një shteti që ka një protokoll. E koncepton shtetin me shkopin e gomës, me gazin e Sandër Lleshajt dhe Ard Veliun që i bënte biografinë gocës së tezes që dilte me një film. Ky është thjesht një rrugaç që me metoda rrugaçërie do me ble qeverinë”, tha Enkel Demi.

Artikulli i mëparshëmEksportet Saudite të naftës mbeten të larta megjithë angazhimin e tyre për një ulje shtesë të prodhimit. Bursa për datën 11 Mars 2021
Artikulli i radhësÇfarë është #RespectShakira? Hashtagu që po pushton Twitter-in…