Punonjësit në sektorin e ndërtimit dhe stafet e restoranteve janë ata që ka më shumë të ngjarë të kenë pësuar një ulje në pagën e tyre për shkak të pandemisë Covid, pohon një studim britanik.
Inxhinierët IT dhe punonjësit e agjencive të udhëtimeve ajrore janë gjithashtu në listën e përgatitur nga Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS) në Britani.
Ata janë ndër punëtorët jo-kyç që nuk kanë qenë në gjendje të punojnë nga shtëpia.
ONS i klasifikoi këto profesione si “punë me ndjeshmëri të lartë”.
Pak më shumë se një e treta (32.4%) e të gjithë të punësuarve në MB hyjnë në këtë kategori dhe ka më shumë të ngjarë të kenë pasur një ulje të orëve të punës ose pagave gjatë pandemisë.
Më shumë se gjysma e punonjësve (53%) të cilët u hoqën nga puna në Prillin e kaluar punonin në punë që u klasifikuan si me ndjeshmëri të lartë.
“Punët më të prekshme ndaj reduktimit të orëve ose pagës gjatë pandemisë së koronavirusit Covid-19 kishin paga mesatare më të ulëta krahasuar me profesionet e tjera,” tha ONS.
“Kjo ka ndikuar në aftësinë e punonjësve në këto punë për të menaxhuar financiarisht jetesën e tyre gjatë bllokimit”.