Eksportet e mallrave britanike drejt Bashkimit Evropian ranë 40.7% gjatë muajit janar, sipas Zyrës për Statistikat Kombëtare (ONS), ndërsa importet panë një ulje prej 28.8%.
Shifrat tregojnë rënien më të madhe që kur regjistrimet kanë nisur në vitin 1997 dhe janë shifrat e para që kur hynë në fuqi rregullat e reja të tregtisë midis MB dhe BE.
ONS tha se prapa kësaj rënie me shumë gjasë janë faktorët e përkohshëm, të tilla si bllokimet prej Covid, apo frikësimi I tregtarëve nga paqartësitë mbi të ardhmen.
Ndërkohë, të dhënat indikojnë se ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar u tkurr me 2.9% në janar pas fillimit të bllokimit të tretë.
Ekonomia është tkurrur në total me rreth 9% nga koha përpara fillimit të pandemisë së koronavirusit./bbc