Kreu i FRPD Belind Këlliçi ka denoncuar një rast korrupsioni në Sharrë.
Përmes një postimi në Facebook, Këlliçi shkruan se drejtori i varrezave në Sharrë Agron Tafa ka nisur punësimin e personave në nevojë dhe po shpërndan pako me ushqime nëpër shtëpi në këmbim të votës në 25 prill.
Duke i bërë thirrje Tafës që të heq dorë nga këto afera korruptive, ai u ka bërë apel edhe banorëve që të distancohen nga këto veprime antidemokratike.
“Denoncim nga banorët e Sharrës:
Agron Tafa, me funksion drejtor i varrezave Sharre, ne kembim te votes, ka hapur vende per punsim te njerzve ne nevoj te zones Sharres.
Zotria ne fjal po takon njerez neper banes private dhe dergon pako ushqimore dhe ne kete moment po ben edhe pazarin e votes se familjes. Me shperblim nga 100 deri 150 euro dhe nje te punsuar ne varreza ne Sharre. Ku ne kete moment dhe te punsuarit qe ai disponon po i kercenon me vendin e punes duke ju kerkuar voten hapur ne mbledhjet qe ai organizon her pas here madje edhe cdo ndrim turni.
I bejme thirrje ne banusit e zones Sharre drejtorit Agron Tafa qe te mos na kercenoje prindrit tane me vende pune dhe me 100 euro-sha se koha e mashtrimeve dhe blerjeve ka mbaruar.
I kerkojme komunitetit dhe njerezve te ndershem te Sharres te mos bien pre e nje vendi pune 2 mujor dhe te flaken ne mes te kater rrugeve mbas mbarimit te zgjedhjeve.
Faleminderit nese e publikoni kete sms se familjet e Sharres po kercenohen dit per dit nga ky drejtor, qe ky as drejtor nuk duhet te jet por nje njeri prapa hekurave”, shkruan Këlliçi.