Pandemia uli çmimet e perimeve, frutave dhe naftës, por veza dhe vaji rritje nga 8-60%

0

Nga janari 2020 në janarin 2021 çmimet e 45 artikujve kryesore të shportës kanë pësuar ulje deri në nivelet 40%.

Sipas një publikimi të veçantë të INSTAT që nuk përfaqëson treguesin e inflacionit, çmimet mesatare në vend gjatë periudhës së pandemisë kanë shënuar ulje, kjo tendencë ishte e dukshme edhe në muajin janar 2021. Sipas tabelave bashkëngjitur shihet se, domatet shënuan rënien me të madhe në janar në harkun kohor të një viti me 40 për qind. Një kilogram domate u tregtua mesatarisht me 985.2 lekë në janar 2021 nga 158.7 lekë që ishte në janar të vitit 2020.

Pas domates, rënien më të madhe të çmimit e kanë shënuar limonët me -34 për qind dhe më tej kastravecët me -29, për qind, specat dhe me -21% dhe më pas nafta dhe benzina me nga 12 % ulje secila. Ulje kanë pësuar edhe qepët, uji dhe ullinjtë, portokallet dhe orizi.

Por ndërkohë problemet me zinxhirët e furnizimit kanë sjellë rritje për disa artikuj të tjera. Nga janari 2020 në janarin 2021 rritjen më të madhe e ka pësuar çmimi i vezës me 62 për qind. Sipas INSTAT një kokërr vezë u shit mesatarisht 25 lekë në janarin e këtij vit nga 15.4 lekë që ishte një vit më parë. Pas vezëve rritjen më të lartë në janar 2021 ë shënoi çmimi i vajit me 8.4%, sheqerit me 7.6%, sallamit me 5.7% kremviçeve me 5.7% , mjaltit me 5% etj.

Siç shihet nga të dhënat krahasuese të INSTAT çmimet e shportës kanë pësuar ulje të madhe për prodhimet vendase të fushës, teksa janë rritur kryesisht për mallrat e importit. Ekspertët bëjnë me dije ndryshimet janë nxitur nga vështirësitë në zinxhirët e furnizimit, teksa viti 2020 u karakterizua nga prodhime të bollshme bujqësore. Sipërfaqet e mbjella me perime po zgjerohen vit pas viti. Në janar tregu u furnizua me domate dhe kastravecë e perime të tjera të prodhuara në vend si kurrë më parë. Arsyet lidhen me sasitë më të larta të prodhimit dhe një ecuri të dobët të konsumit për shkak të pandemisë. Kërkesa në eksport ra dhe gjithashtu konsumi vendas duke bërë që çmimi i perimeve në tregjet tona të arrite nivele shumë të ulta në raport me janarin 2021.

Në të kundërt u vu re një rritje e ushqimeve të përpunuara, kryesisht vaj, sheqer, sallam dhe vezë. Shumica e këtyre produkteve importohen nga jashtë. Gjatë vitit 2020 fabrikat në Europë janë përballur me vështirësi për shkak të pandemisë, ndaj furnizimet kanë qenë më të vështira dhe mallrat e tyre janë bërë më të shtrenjta.

Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Janar 2021 është 0,4 %, ky ishte niveli më i ulët që nga prilli i vitit 2016.

Artikulli i mëparshëmPër çfarë ia vlen të hapësh biznes?! Zbuloni sektorët ku fitohet më shumë në vend
Artikulli i radhësNga do të vijë pandemia tjetër, dhe si mund ta parandalojmë atë?