Gjermania, Franca dhe Italia njoftuan të hënën pezullimin e vaksinës kundër COVID-19 të kompanisë AstraZeneca, duke iu shtuar numrit në rritje të vendeve që vendosën të ndalojnë ose pezullojnë shpërndarjen e vaksinës britanike pas njoftimeve për mundësinë e shfaqjes së efekteve serioze anësore, që përfshijnë hemorragjinë dhe mpiksjen e gjakut.
Kryeministri Rama i është përgjigjur një qytetari në rrjetet sociale lidhur me këtë lëvizje. Për Ramën kjo nuk do të thotë asgjë pasi vendet e tjera si Suedia nga e marrim ne vazhdojnë vaksinimin.
Qytetari: “Sot me vendim te qeverise gjermane u ndalua ne te gjithe Gjermanine vaksinimi i popupullsise me vaksinen Astra Zeneca”.
Rama: Pezullim i perkohshem per nje verifikim, nderkohe qe plot vende te tjera vazhdojne dhe Suedia nga e marrim ne, vazhdon po ashtu!