“Shkakton mpiksje të gjakut”, Suedia dhe Luksemburgu pezullojnë vaksinimin me AstraZeneca

0
56883736 303

Suedia dhe Luksemburgu i janë shtuar listës së vendeve evropiane që kanë pezulluar përkohësisht injektimin e vaksinës AstraZeneca në popullatë.

Lajmin për Suedinë e ka bërë të ditur Agjencia Shëndetësore e vendit.
Kjo masë vjen, pasi pretendohet se vaksina anti-COVID e prodhuar nga kompania Oxford-AstraZeneca shkakton mpiksje të gjakut.

Të martën, Luksemburgu njoftoi gjithashtu se ka vendosur të “pezullojë përkohësisht” vaksinimin me vaksinën AstraZeneca.
“Kjo është një masë paraprake, në pritje të rezultatit të testeve nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) në një numër problemesh të gjakut që kanë ndodhur tek njerëzit e vaksinuar me vaksinën AstraZeneca”, tha qeveria e Luksemburgut në një deklaratë.

“Vaksinimet me vaksinën AstraZeneca Covid-19 do të pezullohen në Luksemburg derisa të përfundojë vlerësimi i komitetit të sigurisë së EMA (PRAC). Vendimi i sotëm ka të bëjë me vaksinat fillestare dhe ato vijuese. Vlerësimi i EMA pritet më vonë gjatë kësaj jave”,u tha në deklaratë.

Megjithatë, ekspertët e OBSH dhe ekspertë të tjerë shëndetësore, kanë sqaruar se deri më tani nuk ka prova që vaksina shkakton mpiksje të gjakut, madje sipas tyre, 37 rastet e raportuara në mbi 17 milionë njerëzit që kanë bërë vaksinën është mëse normale.

Kujtojmë se më herët, Gjermania, Franca dhe Italia, Spanja e kanë pezulluar përkohësisht vaksinën në fjalë.

VENDET QË KANË PEZULLUAR VAKSINIMIN ME ASTRA ZENECA
Danimarka
Norvegjia
Islanda
Bullgaria
Irlanda
Holanda
Gjermania
Italia
Franca
Spanja
Portugalia
Suedia
Luxembourg
Qipro
Letonia

Artikulli i mëparshëmShpopullimi i Shqipërisë, Meta publikon raportin e OKB: Të bëjmë gjithçka që shqiponjat të qëndrojnë dhe të kthehen në folenë e tyre!
Artikulli i radhësOperacioni NEIKEA/ Shkatërrohet organizata kriminale italo-shqiptare. 2 të arrestuar në Tiranë e Laç (Emrat)