Luanin së bashku në internet/ Ja se si “manjaku” e ftoi për kafe minorenin në Kuçovë dhe e ngacmoi seksualisht

0
Policia E Beratit

Detaje të reja mësohen në lidhje me ngacmimin seksual të një të mituri dhe arrestimin e 31-vjeçarit Petrit Pire në Kuçovë. Mësohet se 13-vjeçari dhe 31-vjeçari Petrit Pire janë njohur me njëri-tjetrin duke luajtur prej disa kohësh së bashku në internet me një lojë “Free Fire”.

Ka qenë 31-vjeçari Pire ai që e ka ftuar 13-vjeçarin për të pirë një kafe në qytetin e Kuçovës. Gjatë kësaj kohe, Pire e ka prekur të miturin në organet gjenitale. I mituri ka bërtitur dhe është larguar me vrap nga kafeneja.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur 2 javë më parë por djali nga frika nuk kishte treguar asgjë në familje. Pasi prindërit kanë parë që djali ishte shumë i shqetësuar, e kanë pyetur vazhdimisht derisa ai u ka treguar çfarë kishte ndodhur. Prindërit me fëmijën janë drejtuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, ku 13-vjeçari ka denoncuar gjithçka kishte ndodhur, në prani edhe të një psikologu.

Pas denoncimit të të miturit, policia e Beratit ka arrestuar në banesën e tij në fshatin Tapi 31-vjeçarin Petrit Pire, i cili akuzohet për “ngacmim seksual” me të mitur. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, ku edhe do kryhen tashmë hetimet në lidhje me ngjarjen.

Artikulli i mëparshëmAksident në Durrës, “Benz”-i përplas motoçikletën, humb jetën drejtuesi
Artikulli i radhësZbulohen 3 emrat e kandidatëve për deputetë që janë ‘në sitën’ e Prokurorisë