Ndryshe nga industria, që në pjesën më të madhe shënuan një ecuri pozitive në tremujorin e katërt (me përjashtim të industrisë), sektori i shërbimeve ka vijuar të mbetet i bllokuar, pas rikthimit të masave kufizuese në dhjetor.
Të dhënat e INSTAT, për statistikat afatshkurtra në shërbime, një nga indikatorët më të hershëm të prodhimit të brendshëm bruto (se bashku statistikat prodhimin e të mirave) tregojnë se ndërsa tregtia ka arritur të rimëkëmbet, hotelet dhe restorantet vijojnë të vuajnë pasojat e krizës, duke reaguar dhe me shkurtimin e pagave e personelit. Në rënie ishte dhe aktiviteti postar dhe magazinimit. Sektori që vijon ta vuajë më shumë krizën dhe mungesën e lëvizjeve është ai i agjencive të udhëtimit.
Treguesit tremujorë mbi shërbimet, përfshijnë aktivitetet ekonomike: Tregti me shumicë dhe pakicë, riparimi i automjeteve dhe motorçikletave; Transport, Magazinim dhe Postë; Hotele; Bar Restorante; Informacioni dhe Komunikacioni; Aktivitete të Arkitekturës dhe Inxhinierike dhe Agjenci udhëtimi.
Tregtia rimëkëmbet
Tregtia është rigjallëruar në tremujorin e katërt, pasi kishte rezultuar me rënie që nga fillimi i pandemisë.
Indekset e treguesve në aktivitetin Tregti, e cila përfshin tregti me shumicë, tregti me pakicë dhe riparimi i automjeteve dhe motorçikletave, paraqiten si më poshtë:
Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 3,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më
parë;
Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 0,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 2,4 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2019.
Transport, Magazinim dhe Postë, me rënie
Indekset e treguesve në aktivitetin Transport, Magazinim dhe Postë, i cili përfshin transportin Hekurudhor të mallrave, Detar, Ajror, Magazinimin dhe aktivitetin Postar, paraqiten si më poshtë:
Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 17,8 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2019;
Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 2,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
Indeksi i fondit të pagave shënoi rënie 7,2 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2019.
Hotelet, me rënie 41%
Sektori i hotelerisë nuk po arrin të ngrejë kokë. Ndalimi i festimeve të fundvitit bllokoi këtë sektor, ku tradicionalisht dhjetori ishte muaji i tretë më i mirë, pas korrikut e gushtit. Mbylljet kanë detyruar shkurtimin e pagave dhe të punonjësve.
Indekset e treguesve në aktivitetin Hotele, paraqiten si më poshtë:
Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 40,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 29,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
Indeksi i fondit të pagave shënoi rënie 27,0 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2019.
Bar, Restorante, në vështirësi
Kufizimi i orareve për aktivitetin e bareve e restoranteve ka ndikuar në rënien e të ardhurave të sektorit, po ashtu dhe të pagave e punonjësve.
Indekset e treguesve në aktivitetin Bar-Restorante, paraqiten si më poshtë:
Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 19,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 18,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
Indeksi i fondit të pagave shënoi rënie 16,7 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2019.
Agjencitë e udhëtimit më të goditurat
Sektori më i goditur nga kriza dhe mungesa e udhëtimeve janë agjencitë turistike, që po punojnë me më pak se një të tretën e kapacitetit.
Indekset e treguesve në aktivitetin Agjenci udhëtimi, paraqiten si më poshtë:
Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 66,4%, krahasuar me tremujorin e katërt2019;
Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 25,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
Indeksi i fondit të pagave shënoi rënie18,8%, krahasuar me tremujorin e katërt 2019.
Informacioni dhe Komunikacioni rimëkëmbet
Indekset e treguesve në aktivitetin Informacion dhe Komunikacion, i cili përfshin aktivitetin e Publikimit,
Telekomunikacionit si dhe shërbimet e Teknologjisë së Informacionit, paraqiten si më poshtë:
Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 1,8 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2019;
Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 5,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 4,1 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2019.
Rritje e ndjeshme e Aktiviteteve Arkitekture dhe Inxhinierike
Indekset e treguesve në aktivitete Arkitekture dhe Inxhinierike, kanë shënuar rritje të ndjeshme, të nxituara nga ndërtimi dhe procesi i rindërtimit.
Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 54,1%,krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 5,8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;
Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje5,7%,krahasuar me tremujorin e katërt2019.