Kosova duhet të bëjë llogaritë me Zlatan Ibrahimovicin në fushë për sfidën me Suedinë, më 28 mars, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit. Mediet suedeze shkruajnë se sulmuesi i Milanit është përfshirë në listën paraprake të trajnerit Jan Andersson për sfidat e fundit të muajit, ku përfshihet edhe përplasja me “Dardanët”.
Hera e fundit kur suedezi veshi fanellën e përfaqësueses nordike ishte më 22 qershor 2016 gjatë finaleve të Europianit “Francë 2016”, në humbjen ndaj Belgjikës. Në total Zlatani ka luajtur 116 ndeshje me kombëtares dhe ka shënuar 62 gola.
Ibrahimovic synon të marrë pjesë për herë të pestë në karrierë në finalet e Europianit, me Suedinë që është shortuar në të njëjtin grup me Spanjën, Poloninë dhe Sllovakinë, por edhe në “Katar 2022”, që për herë të parë në histori dp të zhvillohet në dimër, nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor.