31-vjeçari nga Vlora ndërron jetë nga COVID/ 4 ditë më parë u nis për kurim drejt Turqisë (FOTO)

0

Ndërron jetë nga Covid një i ri nga Vlora.

Bëhet fjalë për një 31 vjeçar, i cili nuk kishte asnjë sëmundje shoqëruese.

Myrtezan Memushaj ka humbur jetën në Turqi.

Fillimisht ishte shtruar në kryeqytet prej më shumë se një muaj ndërsa 4 ditët e fundit pasi gjendja iu rëndua u nis për në Turqi.

Por pavarësisht përpjekjeve të familjarëve të tij duke e dërguar jashtë vendit për kurim, i riu nuk ka mundur dot që të mposhtë Covid, dhe ka ndërruar jetë në spitalin turk.

Në ditët e fundit situata e Covid në vendin tonë është shumë shqetësuese, ku rastet e fataliteteve janë përhapur dhe në radhët e të rinjve, dhe personave që nuk kanë pasur më herët sëmundje të tjera.

Jo më larg se dy ditë më parë një 32 vjeçar nga Belshi ndërroi jetë në spitalin Covid2 në Tiranë, ndërsa ekspertët e lidhin këtë shtim të rasteve të rënda me qarkullimin e mutacioneve të reja të koronavirusit, kryesisht atij britanik, që është konfirmuar dhe nga ISHP. /Faxweb

Artikulli i mëparshëmEkzekutohet anëtari famëkeq i Camorras, 77-vjeçari Antonio Volpe
Artikulli i radhësSkandali/ Blogerja 8-vjeçare njofton lidhjen e saj me djalin adoleshent. Gjithçka ndodh me bekimin e nënës së saj