Vaksinat ruse dhe kineze në Shqipëri? Ministrja e Shëndetësisë: Po negociojmë për vaksina të sigurta

0
Vaksinat ruse dhe kineze në Shqipëri? Ministrja e Shëndetësisë: Po negociojmë për vaksina të sigurta, e kemi kapacitetin për të kryer mijëra vaksinime në ditë

Qeveria shqiptare ka miratuar një akt normativ që i hap rrugën negociatave me vende të ndryshme prodhuese të vaksinave kundër Covid-19, përfshirë këtu Rusinë dhe Kinën.

Në një intervistë në emisionin “Përballë”, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha:

“Jemi duke negociuar me të gjithë ato shtete apo kompani distributore sikurse e përcakton dhe akti normativ i miratuar nga qeveria dhe që do të miratohet së shpejti dhe nga parlamenti, për të negociuar për vaksina të sigurta të certifikuara”.

Sipas Manastirliut, Shqipëria i ka kapacitetet për vaksinimin masiv të popullatës.

“Shqipëria e ka kapacitetin për të realizuar me mijëra vaksinime në ditë”, theksoi Manastirliu.

Artikulli i mëparshëmSkandali/ Blogerja 8-vjeçare njofton lidhjen e saj me djalin adoleshent. Gjithçka ndodh me bekimin e nënës së saj
Artikulli i radhësFotoja topless me djalin e saj 2-vjeçar, ndan ndjekësit e Krissy Teigen (FOTO)