Melaim Damzi, kandidat për deputet I Partisë Socialiste është transportuar me urgjencë me helilopter këtë mbrëmje në Tiranë, në QSUT ‘Nënë Tereza’.
Shkak për këtë transport është bërë gjendja e tij jo e mirë shëndetësore.
Ende nuk dihet nga se vuan Damzi.
Melaim Damzi me profesion mjek është kandidat për deputet i PS në zonën e Dibrës, ku renditet i katërti në listë.