E rëndë në Kroaci/ 33-vjeçari ndërron jetë pasi mori vaksinën AstraZeneca

0
E rëndë në Kroaci/ 33-vjeçari ndërron jetë pasi mori vaksinën AstraZeneca

Një 33-vjeçar në Kroaci vdiq 12 ditë pasi u vaksinua me AstraZeneca, prandaj Agjencia Kroate e Barnave (HALMED) ka filluar një hetim.

Ditën e sotme, HALMED analizoi një raport të efekteve anësore që ka shkaktuar vaksina AstraZeneca dhe kontaktoi me institucionin shëndetësor ku ndodhi rasti i rëndë.

Në raport thuhet se pacienti kishte trombocitopeni dhe gjakderdhje.

Raporti thekson trombocitopeni dhe gjakderdhje, megjithatë, raporti është shumë i pakët dhe nuk përmban dokumentacion mbi shkakun e vdekjes, si dhe mbi rrjedhën dhe zhvillimin e ngjarjeve që çuan në vdekje.

Sjellim në kujtesë se tre ditë më parë një grua 91-vjeçare ndërroi jetë gjithashtu në Kroaci pasi mori vaksinën AstraZeneca.

Artikulli i mëparshëmPamje të rënda/ Makina përfundon e poshtë karrocerisë së kamionit (VIDEO)
Artikulli i radhësPD reagon mbasi KQZ-ja vendos ti heq kandidatët nga lista shumë-emërore/ Vendim i paligjshëm