Edi Rama postoi në Instagram një foto-montazh, ku ai vendoset përballë vetes dhe poshtë fotos shkruan: “Do ikësh? Jo, nuk kam mbaruar punë akoma!”
Lulzim Basha e ripostoi në Instagramin e vet këtë foto të Ramës, por me një ndryshim. Në postimin e Bashës fjalët e Ramës janë: “Po ti për kë do votosh? Për Bashën!”
Lideri i opozitës foton e shoqëron me një dixhiturë ironizuese: “Faleminderit për suportin”
Duket se beteja në para-fushatën elektorale do të zhvillohet në shumë arena dhe në çdo formë, përfshi foto-montazhet dhe ironizimet.