Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gose të Kavajës, ku kanë mbetur të plagosur dy persona. Për pasojë janë aksidentuar dy automjete dhe janë plagosur dy pasagjere që ndodheshin në njërin prej mjeteve. Policia njofton se ato janë dërguar me urgjencë në spital dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.