Një depo farmaceutike është grabitur në Tiranë, në zonën e Laprakës.
Autorët nuk janë identifikuar ende nga policia.
Raportohet se janë vjedhur medikamente me 1.8 milionë lekë vlerë.
Policia është njoftuar nga pronari për ngjarjen dhe po punon për identifikimin e autoreve. Ndërkohë, janë sekuestruar kamerat e sigurisë dhe gjithë provat materiale të lëna nga autorët e dyshuar të ngjarjes.