Mpiksje gjaku dhe pasoja të tjera të rënda? EMA vendos lidhur me vaksinën AstraZeneca

0
Mpiksje gjaku dhe pasoja të tjera të rënda, shumë shtete

Rregullatori shëndetësor i Evropës pritet të japë sot vendimin mbi sigurinë e vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit. Shtetet kryesore evropiane e kanë pezulluar këtë javë përdorimin e kësaj vaksine, pas raporteve se disa individë të vaksinuar, kanë pësuar mpiksje gjaku.

Por, pavarësisht pezullimit, Agjencia Evropiane e Barnave ka thënë se nuk ka prova që e lidhin vaksinën me incidentet me mpiksje gjaku.

“Derisa hetimet vazhdojnë, ne jemi ende të bindur se përfitimet e vaksinës AstraZeneca në parandalimin e koronavirusit, i tejkalojnë rreziqet”, ka thënë shefja e Agjencisë Evropiane të Barnave, Emer Cooke.

Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka bërë thirrje vendeve që të mos e ndalojnë vaksinimin me AstraZeneca.

Kompania AstraZeneca, që ka zhvilluar vaksinën në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit, ka thënë se më pak se 40 raste të mpiksjes së gjakut janë raportuar që nga java e kaluar.

AstraZeneca ka thënë më herët se siguria e ilaçit është studiuar gjerësisht gjatë provave klinike. /Rel/

Artikulli i mëparshëmSulmi në Atlanta, aziatiko-amerikanët dalin të protestojnë
Artikulli i radhësEdhe pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 25 Prillit/ Apeli Administrativ kërkesë urgjente KLGJ