“Polici më tha, me atë kartë shko fshi b*thën”/ Flet stomatologu që u arrestua pasi doli të blinte bukë

0

Stomatologu Arbër Stefa ka folur për mediat në lidhje me arrestimin e tij, i cili u vu në pranga pasi kishte dalë jashtë pa autorizim.

Ai deklaron se kishte marrë leje për dy orë, por kishte dalë për të blerë blerë bukë, pas afatit pasi jeton me prindërit pensionistë.

Ai ka treguar se, efektivët e Policisë janë treguar të ashpër me të në momentin e arrestimit.

“Më arrestuan si një kriminel, vetëm se kisha dalë për të blerë dy bukë, se jetoj me prindërit që janë pensionistë dhe ata nuk i lejojnë. Kam shkuar te furra e bukës dhe kam blerë dy bukë, dy policët më janë afruar dhe iu kërkova që të mbanin distancën. Iu thashë që leja më kishte mbaruar dhe iu tregova kartën e mjekut, polici që ishte më i ri në moshë, më tha që me atë kartë fshi b****. E pyeta a je polic apo çfarë je, ndërkohë që më kanë shoqëruar me dhunë për te makina. U mundova të nxirrja telefonin dhe t’i filmoja, por ma morën me forcë. Edhe në komisariat më kanë qëlluar në fytyrë, nuk më kanë dhënë leje as të bëja një telefonatë që është në të drejtën time. Kulturën që kanë ata lloj policash, nuk e di. Nuk jam unë për t’u bërë shembull. Ky është shteti ynë. Për dy bukë arreston mjekët. ”, u shpreh ai.

Arbër Stefa u lirua ditën e djeshme nga Gjykata pas tre ditësh qëndrimi në Komisariat.

Artikulli i mëparshëmRama kërcënon bizneset e mëdha: Gjobë, nëse nuk aplikoni për pagën e punonjësve
Artikulli i radhësVideo-skandali/ Kush i futi duart vajzës Sandri apo polici?